Suksesi e ka emrin… Henri

redaktor

Fondacioni për Liri Ekonomike që është pjesë e Universitetit Europian të Tiranës që administrohet nga Henri Çili ka në projektet e veta një parti të re politike e cila do të mbrojë interesat e biznesit.

Arben Malaj, ish-drejtues i lartë i PS-së tha se Fondacioni dhe një institut tjetër do të jenë iniciatorë të lëvizjeve të reja politike në vend.

Malaj, duke folur në një emision për ekonominë në News 24 tha se biznesi është zhgënjyer nga kjo reformë dhe se në këtë situatë të vështirë biznesi duhet të përgatitet për lëvizje të reja politike.

“Nëse aksionet kërkojnë rezultat të madh në një kohë të shkurtër ata ushqejnë një lloj populizmi në politikë dhe kjo ka ndodhur edhe në Itali dhe Greqi.

Është krijuar një situatë e vështirë, kështu që mund të ketë edhe lëvizje të reja politike dhe Fondacioni për Liri Ekonomike dhe Instituti për Mirëqeverisje mund të asistojnë me programe që të jenë të realizueshme dhe për biznesin e vogël”, u shpreh Malaj.

Në bisedë ishte i ftuar ishte dhe eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, ish-deputet i PD-së, që u shpreh se do e mbështesë këtë ide për krijimin e një partie të re për biznesin.

Na duhet edhe një parti në fakt, se nuk dalin kaq sa janë… Edhe kjo duhej! Henri pa parti dhe ishte aty, këtu, gjithandej, imagjinoni tani që ka ndërmend të krijojë një forcë politike. I duhet bërë kërkesë BE-së që me krijimin e partisë së Çilit të futemi te vendet e rrezikshme.

Të paktën të na mbetet një mundësi për të shpëtuar: Azili.

Share This Article
2 Comments
  • Kursaliste, fshatare e rjepacake te rehatuar. Iu ka dale mbi lekuren e leburte vetkenaqesia e arritjeve ne kete kohe te turbullt, qe e turbullojne perdite e me shume po vete.

  • Parti per biznesin!
    Pra biznesmeneve u duhet partia e vet!
    A ka me ironike?
    Parelinjte kerkojne parti per te mbrojtur fitimet!
    Ky qenka halli me i madh i Shqiperise!
    Po fukarenjte cduhet te bejne?
    Pra, parelinjte po kerkojne te nxisin fukarenjte per te krijuar partine e proletarjatit!
    Hap i madh perpara drejt diktatures se proletariatit!
    Ju lumte cili, malaj, xhepa!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *