Vdesin në aksidente dy gra, njëra e paidentifikuar

redaktor

Një këmbësore gjeti vdekjen e menjëhershme në autostradën Tiranë-Durrës, pasi u përplas nga një kamion triler, kurse një drejtuese mjeti humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën pas një përplasjeje në rrugën Vlorë-Fier, në Panaja.

Në rastin e parë viktima mbetet e paidentifikuar dhe u dërgua në morg, pasi ka pasur dëmtime të shumta e shpërfytyrime nga aksidenti në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”. Policia ndaloi drejtuesin e kamionit me targë 03982DC dhe AA718LL dhe po heton shkaqet.

Mirjana Cani, 31 vjeçe, është viktima tjetër që drejtonte makinën “Peugeot”, me targë Vl2067D, kur është përplasur me një fuoristradë tip “Range Rover”. Shkak dyshohet se është shpejtësia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *