Poliçan, plagosen 3 ushtarë të repartit nr. 4025

Dita

Tre ushtarë të Repartit numër 4025 në Vërtopë te Poliçanit janë plagosur nga shpërthimi i një kapsolle.

Lutmir Gjata, 27 vjeç, banues i fshatit Vojnik, ngeli i plagosur rëndë dhe u dërgua për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Burime nga Spitali Rajonal i Beratit bëjnë me dije se 27 vjeçari u paraqit paraditen e sotme me plagë në trup dhe në kokë.

Me plagë të lehta në trup mbërritën dhe dy të plagosurit e tjerë: Mariglen Çela, 26 vjeç dhe Marin Xhini, 27 vjeç, të cilët lanë ambjentet e spitalit pasi morën ndihmën mjekesore.

Një grup ekspertësh të ushtrisë po hetojnë për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *