Jo kundër halabakëve të Berishës

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

DITA! Kur shikoj tani se sa shumë biznese paskan qenë jashtë sistemit, jam i shokuar. Çuditem jo me ata që kanë punuar kështu, por si ka mundësi që në këtë palo shtet të ndodhë kjo dhe për kaq shumë kohë?! Regjistrimi i tyre është me të vërtetë për t’u përshëndetur. Por në të njëjtën kohë të çudit fakti se si e ka konceptuar dhe po operon në këtë fushë Edi Rama. Dilni dhe shikoni, i gjithë biznesi është i terrorizuar, i frikësuar dhe i hutuar. Nuk ka asnjë informacion çfarë po ndodh, çfarë kërkohet, çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe si do të arrihet suksesi. Nuk është i trembur vetëm biznesi, por edhe vetë punonjësit tatimorë që janë në terren. Kur takova një prej tyre që edhe e njoh, nuk ishte në gjendje të më jepte as dorën. Ne survejohemi tha ai, dhe çdo natë kritikohem ashpër sepse kam vendosur kaq pak gjoba.

Kryeministri herë pas here del dhe bën paradën e suksesit. Por nuk e thotë se sa nëna në darkë i ngjisin shkallët e shtëpisë me lot në sy dhe pa asnjë kacidhe në xhep për fëmijët e tyre. Sa baballarëve ju vjen turp të kthehen në shtëpi në darkë? Nuk e thotë se si do ta zgjidhë këtë. I shtoi paratë me aksionin e energjisë dhe përsëri kur i numëroi i dolën mangët. Mirë bën që flet dhe me shumë zell po vepron me këtë aksionin tani, por nuk thotë asnjë fjalë për atë informalitetin ulëritës që është bërë dhe po bëhet vazhdimisht sot e gjithë ditën me krerët e politikës të krahut tjetër, por edhe të krahut të tij. Nuk flet për pasuritë e padeklaruara, për fshehjen e tyre, për vilat luksoze, vjedhjet spektakolare me tenderët e famshëm. Nuk foli dhe nuk dha asnjëherë asnjë emër se kush kishte bërë evazion dhe informalitet me naftën. Nuk i pëlqyen asnjëherë dëshmitë e përditshme të Izet Haxhisë. Ajo që po çudit gjithnjë e më shumë shqiptarët është se Edi Rama e ka shumë të lehtë të ngrejë zërin kundër popullit se sa kundër halabakëve të Berishës që ditë për ditë po dalin në sipërfaqe si kriminelë dhe ordinerë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *