Celta turpëron Barcelonën dhe merr kreun

redaktor

Barça ka marrë humbjen e parë në La Liga për këtë sezon, duke u mposhtu 4-1 nga Celta Vigo, e cila pas kësaj fitoreje mëse të merituar është ngjitur në krye të renditjes.

Skuadra nga Balaidos bëri surprizën e madhe, jo vetëm me vendin e parë në renditjen e Primeras, por dhe me fitoren 4-1 ndaj Barcelonës, të cilën e luajti duke bërë pikërisht atë që përgjithësisht bën Barcelona, duke dhuruar spektakël pavarësisht se përballë kishte një skuadër, që në fushë kishte hedhur një treshe si Neymar-Messi-Suarez.

Vendasit shënuan dy herë në 45 minutat e para me Nolito dhe Aspas, i cili realizoi edhe një tjetër gol në pjesën e dytë. Goli i katërt për vendasit u shënua nga Guidetti. Për Barcelonën, golin e nderit e shënoi Neymar, pas një asisti nga Messi, të cilët në këtë ndeshje u treguan të ‘vegjël’ ndaj mbrojtjes së Celta-s.

Me këtë fitore Celta Vigo shkoi në kuotën e 13 pikëve me 4 fitore, një barazim dhe asnjë humbje.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *