Dekriminalizimi, LSI: Procesi në komision dhe me konsensus

redaktor
Deputetet, Gent Strazimiri, Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Taulant Balla dhe Spartak Braho, gjate nje mbledhje te Komisionit te Posacem Parlamentar per Zbatimin e Problematikes ne Rezoluten per Marreveshjen midis mazhorances Qeverisese dhe Opozites ne Kuvendin e Shqiperise. /r/n/r/nLawmakers, Gent Strazimiri, Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Taulant Balla and Spartak Braho, during a special meeting of the Parliamentary Committee for the Implementation of problems at the Resolution Agreement between the majority and opposition in the Albanian Parliament.

Procesit të dekriminalizimit duket se i  është hapur “drita jeshile” për të vijuar shpejt dhe me konsensus. Të paktën të tilla duken gjasat, nga mbledhja e konferencës së kryetarëve, pas së cilës ishte LSI-ja, që njoftoi e para se janë marrë parasysh kushtet dhe propozimet e saj për këtë proces: ai të vijojë shpejt dhe me konsensus në komisionin e posaçëm parlamentar.

Duket se në këtë qëndrim ka mbërritur edhe vetë Taulant Balla, nga Partia Socialiste, pas artikulimit po prej tij një javë më parë se komisionit të posaçëm i kishte mbaruar mandati dhe procesi i hartimit të draftit ligjor duhej të vijonte në Parlament.

Balla nuk përmendi për asnjë moment mundësinë për ta miratuar draftin e dekriminalizimit edhe të vetëm, nëse opozita nuk bie dakord. Por, gjithsesi, dakordësia duket se nuk ka shuar një tjetër çështje jo pak të rëndësishme, atë se ku duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Socialistët, përmes Taulant Ballës, janë të qëndrimit se ndërhyrja në ligjin themeltar të shtetit duhet të bëhet nga Parlamenti, ndërsa LSI-ja pohoi po dje se e gjithë korniza ligjore duhet të bëhet nga komisioni i posaçëm, çfarë duket se mbështetet edhe nga demokratët. Përveç ndryshimeve kushtetuese, edhe vetë dy draftet kanë elementë të tjerë ku ndahen.

Forca më e madhe në pushtet këmbëngul se është përfshirja edhe e disa veprave penale, si penguese të mbajtjes së posteve publike.

Socialistët, ndërkaq, përjashtojnë në mënyrë kategorike testin e drogës, ndërsa i japin përgjigje kërkesës së demokratëve për marrjen e detyrueshme të shenjave të gishtërinjve. Për këto pika, ku ndahen Qeveria dhe PD për procesin, LSI i quan ndarje mes palëve, duke dëshmuar pozicion të barazlarguar për shkak të qëndrimit se, procesi duhet të bëhet vetëm me konsensus.

Për zgjidhjen që iu dha dje vijueshmërisë së procesit, Petrit Vasili megjithatë nuk fshehu kontributin e partisë që përfaqëson për mbërritjen në këtë dakordësi mes PS dhe PD.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *