Vëzhgimi më i drejtë, qysh nga vitet ’90 është që shumë para janë harxhuar, por e liga ka qëndruar në pushtet dhe në politikë. Kur filloi korrupsioni atje “lart” në qeveri, edhe populli doli nga rruga e drejtë. Me Saliun këto 8 vite, korrupsioni i Nanos u kthye në krim dhe vrasje. Rrugën e drejtë populli e di, por duket kaq e vështirë të ecësh atje, sepse e ligë është në krye, në qeveri. Po nuk u luftua atje e keqja, nuk ka Shqipëri për të gjithë. Populli nuk është i qetë. Pushteti po e vret, po e vjedh dhe po e tall. I gjithë populli i ndershëm është i rrënuar. Kush po mban përgjegjësi? Tani për tani, askush! Sepse qeveria që duhet të mbajë përgjegjësi, nuk ekziston më. Në vend të saj, kemi një bandë me një kapobandë në kryer.
SMS në DITA në 0689073730
