Arrestohet 34-vjeçari per mbajtje peng të kunatës dhe dhunimin fizik të saj. Ngjarja ka ndodhur në Devoll të Korçës dhe sipas policisë i arrestuari është shtetasi Todi Ç, banues në fshatin Tren të Devollit.
“Arrestimi ndaj tij u bë pasi, ka mbajtur jashtë vullnetit në banesën e tij si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj (kunatës) së tij shtetases Sh.P, vjeç 21, banuese në fshatin Stravaj – Librazhd”- thote policia.
Nuk dihen ende saktësisht rrethanat në të cilat ai ka marrë peng kunatën dhe e ka dhunuar.
