Zakonet e gjumit të lejojnë që të ndërtohen kategori shumë të qarta: Kush ngrihet në mëngjes shpejt dhe kush nuk është, e këto varen nga hormohet, drita dhe zakonet e këqija.
Dikush mund të ketë nevojë të flejë vetëm pak orë që të marrë veten, e disa të tjerë duhe të flenë shumë.
Për këtë çështje Wall Street Journal ka pyetur profesorin e mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Stanford, Rafael Pelayo i cili ka dhënë disa përgjigje.
Sipas tij, më mirë mos shko të flesh nëse nuk ke gjumë.
Profesori i shëndetësisë thotë se njerëzit duhet të shtrihen 10-15 minuta para se të flenë.
“Nëse ju duhet të zgjoheni në orën 07:30 minuta atëherë duhet të flini në orën 23:45 minuta, për të bërë fiks 7 orë gjumë”, thotë ai.
