Meta: Hetim ndërkombëtar për CEZ-in. Prokurorë amerikanë dhe për politikanët

anazapta

Kryeparlamentari Ilir Meta si rrallë herë në ditë festash, këtë radhë nuk i është shmangur pyetjeve politike.

Ai ka deklaruar pas interesit të medias, se mbështet fuqimisht kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për hetim ndërkombëtar për skandalin me CEZ, por që në krye të jetë një prokuror amerikan, pasi sipas tij, SHBA nuk kanë asnjë konflikt interesi në këtë çështje.

“Personalisht mbështes fuqimisht idenë e një hetimi të paanshëm, të shpejtë, të plotë dhe të thellë ndërkombëtar për të gjithë çështjen e CEZ-it, që nga dita e parë e aktivitetit në vendin tonë e deri më sot. Madje, do ta konkretizoja akoma më tej këtë ide duke i ftuar të gjithë kryetarët e partive parlamentare t’i kërkojmë në mënyrë të veçantë SHBA-ve të jenë të angazhuara në zbardhjen e kësaj çështje dhe të krijojmë një juridiksion të veçantë me prokuror amerikan, për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të saj, e cila pretendohet se i ka kushtuar disa qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë dhe ku janë përmendur, janë akuzuar mjaft figura politike dhe qeveritare”, tha ai.

Gjithashtu Meta shtoi se “SHBA-të në çështjen e shumëdebatuar të CEZ-it, jo vetëm që nuk janë të përfshira, por nuk kanë asnjë lloj konflikti interesi”. Nga ana tjetër kreu i LSI-së kërkoi që zyrtarët e lartë të akuzuar të hetohen nga SHBA.

“Dua gjithashtu të theksoj se LSI do të kërkojë që në kuadër të reformës në drejtësi, për çështje të hetimit, kur akuzohen politikanë të niveleve të larta për akuza që kanë të bëjnë me krimin e organizuar apo me skandale korruptive, gjithmonë të kemi prokurorë amerikanë në hetimin e tyre, për aq kohë sa të rimëkëmbet besimi plotësisht te drejtësia jonë, pasi dihet që ky besim është i lëkundur”, tha Meta.

Ndërsa për kërkesën e opozitës për dorëheqje ai tha: “Nnë e respektoj dhe u kam thënë se do të kenë edhe dy vjet të tjera përpara për të kërkuar dorëheqjen time.”

Share This Article
20 Comments
    • Une do te thoja te vije dhe ai prokurori nga Shba mundesisht i ngjashem me ate specialistin e ngjarjes se Kosta Trebickes dhe pastaj te merret si shembull edhe nga studentet e ekonomise dhe ata te Juridikut. Me mire keshtu apo jo.

  • Te dy jane pergjegjes sepse e qeverisen vendin sipas deshirave te tyre sikur prona e shtetit te ishte mall pa zot dhe ky mall tashme ishte i tyre,sepse ne qeverisim dhe ne bejme ligjin.Them qe te dy duhet te dalin para gjykatsve evropiane dhe jo para ketyreve qe ne kemi.

    • Po more zotnia “Ne emer te popullit”,dhe mbasi te bejme kete qe po thua tani, pastaj te bejme ate qe ti ke frike ta thuash hapur : Te vendosim monarkine me kanibalin Sali Berisha ne krye dhe ta shpallim ate hero legjendar te te gjitha koheve,deri pertej Skenderbeut .
      Sa shume njerez pa cipe mban ky vendi yne.Ate qe eshte shkaketari kryesor i kesaj gjendje cerek shekullore,njeriun me kriminel e pa shpirt , antikombetar i betuar , lihet ne hije dhe i kerkohet E.Rames te beje mrekullira ne kete kaos total dhe gjendje te mjeruar qe e katandisi me vetedije te plote serbovici i Vucidolit.

  • Dhe mendon Meta se Berisha do bjere dakort per kete lloj hetimi?!…Si mund te te shkoje nder mend qe vete Berisha te kerkoje te hetoje Berishen?Atehere per me shkurt Berisha te shkoje vete para drejtesise,te tregoje gjithcka e ne fund te marre cfare i takon bashke me ekipin e tij hajdut e matrapaz,gjeqe vec ne endrra mund te ndodhin.Nese do kerkohet hetim nuk ka pse t,i merret dora Berishes e askujt nga ata qe kane qene ne detyra ne ate kohe e doemos kane lyer edhe gishtat,perderisa kane heshtur.Qeveria po filloi te pyes Berishen per cdo hap qe hedh,me mire t,ia jape prap pushtetin atij e te shkoje me pushime ne ndonje vend ekzotik,ku te mos kete me andralla per popullin budalla qe kerkon ndeshkime e venie gjerash ne vendin e vet.

  • Po tallin dhe bythen. Pse ?
    – Ti me shtet sovran dhe ka procedura te gjata dhe nese I lejon kushtetuta, duhet miratim parliaments me mazhoritar 84 vota.
    – nese kushtetuta amrikane lejon veprimtarine e prokurorit te saj ne nje vend te huaj dhe Jo per interesat jetike amerikane do te duhej aprovim nga kongresi amerikan qe mund te kaloje edhe vite per tu miratuar

  • Mire bejne qe hetojne kompanine hajdute,Me mire se Berisha,qe eshte bushtra,qe josh zagaret e gjithe botes,nuk e di kush kete krushqi te prishur.Bankersin,Fasllicin,Deloite,Podesta,CEZ; AY i solli; ec e merrni para ne Shqiperi,se ka popull qorr,qe vriten per parkimin!

  • PSE MOS TALLIN BYTHEN KETA .E DIN QE KAN NJE POPULLPUDALLA DHE KOPUK .SE VETEM JAN PER TE VRAR NJERI DJETERIN PER KETA LLOJ POLITIKANESH AJDUTER E KRIMINELA

  • Meta dhe Berisha u kthyen ne vendin e krimit!Te gjithe e mbajme mend se si u be dhe se si perfundoi! Institucionet shteterore paguan firmat e Berishes dhe Metes nuk i paguan detyrimet direkt ne thesar! Pra berishianet dhe Meta jane deri ne gryke! Por Rama i ka duat e lidhura! Denimi i Metes do te thote zgjedhje te reja! E koklavitur! Prandaj kerkojne hetim nderkombetar,sepse “drejtesia eshte e korruptuar dhe europianet kane konflikt interesi”! Qeratenj keta politikanet shqiptare!

  • *****shume e quditshme ! …gjithmone kurvat thrrasin ne kupe te qiellit se jemi te ndershme na akuzoin kote.por e verteta e Saliut dhe Ilirit eshte ndryshe keto pasi shfrytezuan ,vodhen ,shkatrruan ,dhe ne funde falementuan C.E.Z-in ,grabiten edhe ato pak para nga fundi I gjepit shqiptarve te varfer me stilin tipik te hordhive te huaja -ha, pi,grabit ,vidhe ,shkatrro,tani thone sa per te lare Duarte ,para opinjonit popullor se na duhet ekspertize e huaje !..dhe pikrisht Amerikane se NUK KA KONFLIKT INTERESI ,por kur ke gjepin plot si Ilir Floriri ,dhe Sali Gerdeci , leku e kthen ujet perpjet thote nje fjal e urte popullore,dhe keta munde te blejne cilindo prokuror te SH.B.A..S-se ,ose edhe Toni Blerin apo Kameron.Zoti u mallkofte ato para qe ua keni grabit shqiptarve ne 24 vjet DEMOSHKERDHATESI.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

  • Do vine dhe Amerikanet Like mos u merzit,po pas gjyqit te Almir Rrapos qe fillin ne fund te vitit atij sekretarit tend do vine po ishalla me ndonje xhet privat te FBI
    Se tani nuk ben dot me sms se te kane kercenuar,sic bere me salen qe te rrethoi me Speciale nga frika se mos te merrnin dhe ty ne Usa.
    Tani ky k@rabushi nuk te mbron dot si bac saliu,se ka hallin e pareve te veta.

  • çeshte ky shtet qe merr prokurore dhe hetues nga jashte ? perse valle? aty ka plot prokurore dhe hetuesa qe populli i mban me rroga makina shperblime udhetime dhe dashnore !!! perse valle ?

    • E, PO ISHTE “EKSPERTIN AMERIKAN”, QE DEKLAROI NE GJYKATE SE VIDEO E LIKE FLORIRIT (AJO E DRITAN PRIFTIT DMTH), ISHTE “E MONTUAR”, PRANDAJ DUHEN HETUES “NDERKOMBETAR”.

      HAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAH

  • i ka varur buçkat Mona! nuk e di si do tja hedhin edhe kesaj radhe po mendoj se do te gjeje patjeter nje zgjidhje koka e mafies albaneze Monika Kryemadhi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *