Gjermania shuan përfundimisht ëndrrën e 80 mijë azilkërkuesve shqiptarë

anazapta

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere ka bërë të ditur se vendi i tij ka miratuar ligjin që ka shpallur Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, si vende të sigurta të origjinës.

Kjo do të thotë se 40 mijë azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani tashmë kanë thuajse 0 shanse që të përfitojnë statusin e azilantit.

“Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë nuk kanë asnjë shans që të përfitojnë azil ekonomik në Gjermani. Këto shtete janë shpallur si vende të sigurta të origjinës”, tha Maiziere.

Tashmë, qytetarët e këtyre vendeve, pjesa dërrmuese shqiptarë, që kanë shkuar në Gjermani, gjatë këtij viti pritet të kthehen në vendlindje.

Legjislacioni i ri gjerman ka ashpërsuar edhe procedurat e qëndrimit, të dhënies së ndihmave sociale, punësimit apo strehimit të refugjatëve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane në muajt janar dhe shkurt, 3638 shqiptarë kanë shkuar për azil. Në muajin mars kanë lënë Shqipërinë për Gjermaninë 3020 persona, në muajin prill 4794, në maj 4922, në qershor 5932, në korrik 7633 dhe në gusht 8306.

Në total, për vitin 2015, Ministria e Brendshme gjermane thotë se janë 38 245 shqiptarë që kanë kërkuar azil. Shtuar kësaj dhe rreth 40 shqiptarë nga Kosova, në total numri i shqiptarëve azilkërkues në Gjermani është rreth 80 mijë, vetëm për 2015-n.

Share This Article
2 Comments
  • Shqiptaret duhet te kthehen ne vendlindje dhe te punojn tokat dhe te mos ushqehen me grunin qe prodhohet ne Serbi.
    Gjermania jua mbylli nje der dhe ju hapi nje dere tjeter shqiptarve.
    Ato mund te punsohen ne Gjermani kur gjejn nje vend te pershtatshem pune
    Politikanet e paaft gjermane po ja bejn gropen vet Gjermanise.
    Fluksi i madh i migrantev nga vendet islamike do te ket pasajoa te rrezikshme ne shoqerin e ketij vendi

  • … Pra eshte Gjermania dhe jo qeveria Z.Rama, qe leshoi kete lajm te nxituarr per punesim “te rreme” ku u ngriten gjithe Verioret e Sali Bishes (qe Shqiperine e rradhiti pas Gjermanise).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *