Qeveria e re greke ka bërë betimin para Presidentit të Republikës, Prokopis Pavlópulos, dhe në prani të Kryeministrit, Aleksis Cipras, i cili mban shumicën e ministrave të fazës së mëparshme, përveç rebelëve që u larguan dhe themeluan një parti e re pa përfaqësim parlamentar.
Lideri populist ka vënë theksin në ekonomi dhe në zbatimin e reformave të nevojshme për programin e tretë të shpëtimit. Por, ashtu siç bëri në formimin e qeverisë së parë në janar, Tsipras sërish ka harruar gratë. Zëdhënësja e vjetër dhe e re e qeverisë, Olga Yerovalisi njoftoi dje se në krye të Ministrisë së Financave do të jetë Euclides Tsakalotos, kreu i departamentit pas dorëheqjes së Yanis Varoufakis në korrik, dhe nënshkrues i programit të tretë të shpëtimit të tretë.
Gjithashtu, një rol të rëndësishëm në qeverinë e re pritet të luajë ministri i ri i Politikave të Emigracionit, në një moment tepër kritik jo vetëm për Greqine, por edhe për Europën, që po përballon krizën më të madhe të refugjatëve nga Lufta e Dytë Botërore.
Giannis Moyzalas është një anëtar aktiv i organizatës “Mjekët pa Kufij” dhe ka marrë pjesë në shumë misione humanitare, në shumë zona të nxehta në Lindjen e Mesme. Përsëri, mungesa e grave në radhët e para të ekipit qeveritar është një nga aspektet më të habitshme të koalicionit, një fakt që korri habi dhe kritikat jashtë vendit gjatë etapës së parë të qeverisë.
Në qeveri do të jenë vetëm pesë gra që do të mbajnë postin e ministreve plotësuese, pa portofol. Një prej tyre është Olga Yerovasili, e cila do të jetë sërish zëdhënëse e Qeverisë, një pozicion që mban gradën e zëvendësministrit dhe që e ushtroi edhe gjatë fazës së fundit të Ekzekutivit të majtë. Kryesia e Parlamentit me shumë mundësi do të jetë në duart e një burri, pas largimit të avokates Zoi Konstandopulu, një nga zërat më kritikë të Tsipras.
Gjithashtu, 5 prej posteve mbajnë aleatët qeveritarë të partisë “Grekët e Pavarur”, prej të cilëve udhëheqësi i tyre, Panos Kammenos ka rimarrë Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa 4 pjesëtarë të kabinetit vijnë nga gjiri i socialistëve të PASOK-ut, që u shkëputën nga kjo parti dy vite më parë.
