Xhaka pezullohet për 4 ndeshje për shuplakën ndaj lojëtarit të Young Boys

redaktor

Taulant Xhaka do t’i mungojë Basel në 4 ndeshjet e ardhshme. Mesfushori i Kombëtares u ndëshkua me karton të kuq në takimin e kampionatit me Young Boys në minutat e fundit në sfidës.

Xhaka e goditi me shuplakë lojtarin vendas Renato Steffen dhe për këtë u dënua ashpër për nervozizimin e treguar. Sipas vendimit shqiptari reagoi, pas provokimit të kundërshtarit. Taulant Xhaka është një lojtar titullar te Basel dhe mungesa e tij do t’i hapë probleme ekipit.

Për 24-vjeçarin është kartoni i dytë i kuq në këtë sezon, pas atij të marrë në Champions league me Lech Poznan. Basel ku luajnë edhe shqiptarët e tjerë Shkëlzen Gashi, Naser Aliji dhe Albian Ajeti kryen Superligën e Zvicrës i shkëputur 4 pikë nga ndjekësi më i afrët Grasshopper.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *