Hesht një mendje e mprehtë

redaktor

Ka ndërruar jetë para dy ditësh në moshën 83 vjeçare Bardhyl Fico. Për masën e gjerë të njerëzve, emri i Bardhyl Ficos mund të mbahet mend ende, si një nga emrat e spikatur të karikaturës në revistën Hosteni. Por intelektuali dhe njeriu i gjithanshëm, pinjoll i një prej familjeve të njohura e me tradita atdhetare, ishte shumë më tepër se kaq.

Fico studioi matematikë, fizikë e inxhinieri, punoi si gazetar dhe spikati me krijimtarinë e tij si karikaturist në revistën e njohur. Për më tepër, gjatë viteve 1992-1997 Bardhyl Fico, mbajti postin e Sekretarit të shtetit për marrëdhëniet me fenë. Në këtë pikë, në lidhje me detyrat shtetërore ai gjen një pikëtakimi me të atin, diplomatin e shquar shqiptar Rauf Fico, ambasador fuqiplotë i Shqipërisë në Stamboll, Berlin, Beograd dhe shumë kryeqytete të tjerë të botës.

14
Bardhyl Fico

Bardhyl Fico ishte edhe shkrimtar. Një nga veprat e tij është “Anamorfoza e Mesazhit të Madh – E vërteta mbi Islamin, idiosynkrazia e zonjës ‘O’, dhe mendimi i elitës intelektuale gjithëkohore. etj., etj., jashtë teme…”.Libri është konsideruar si një risi për mënyrën si mund të zhvillohet një debat i zotëruar nga mllefet, por prej të paktën mund të mësohet si mund të zhvillohet një debat social-kulturor në distancë.

Bardhyl Fico lindi më 13 nëntor të vitit 1932, në një nga familjet më të njohura nga Gjirokastra, prej së cilës dolën shumë personalitete. Në udhën e tij jetësore që përmbylli së fundi, Fico i shtoi një tjetër emër të nderuar kësaj familjeje të shquar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *