Nuk po na lënë të shesim gazeta

redaktor

Letër e nënshkruar,

Shefqet Gaxha

 

E nderuar DITA! Punoj me shitjen e shtypit tek Komuna e Parisit. Nxjerrim një tavolinë në një cep trotuari dhe përpiqemi të nxjerrim jetesën bashkë me gruan. Vijnë herë pas here policët e policisë bashkiake dhe na shqetësojnë, kërkojnë leje pune dhe duan të na përzënë. Herën e fundit, para dy ditësh na kërcënuan se “do na qërojnë”.

Ne shesim gazeta dhe ushqejmë familjen me këtë punë. A ka mundësi ta ngrini si shqetësim, çfarë duhet të bëjmë, ç’procedura duhen ndjekur që të na lenë të qetë të punojmë? Te shitësit e gazetave e gjetën të bëjnë presion?!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *