Braçe-Bashës: Reforma në drejtësi është i vetmi kusht që ne kemi për ty

Dita

Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një postimi në Facebook rendit një sërë akuzash ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Sipas Braçes, Basha nuk do të duhet të merrte asnjë detyrë publike për të gjitha krimet që ka bërë.

Më poshtë, komenti i plotë:

Kushtet nga Lulzim Basha!

“Kushti ynë i panegociushëm…..”;
“Hetim ndërkombëtar, por kushti ynë është ky…..”;
“Pa u plotësuar këto kushte ne……”;

Lulzim Basha prej ditësh ka këtë përmbajtje në ligjërimet e tij, ndjesë që i quaj të tilla, duke ju adresuar mazhorancës.

Po në emër të kujt?
Në emër të Partisë së tij?
Po si ka mundësi?
Si mundet që i fshehur pas flamurit të dalë bojë të asaj partie,
Lulzim Basha të vendosë kushte për kënd?
Për më tepër për çështje të pa hetuara, pa gjykuara!!

Partia që ka veç dy vite që është larguar nga pushteti, pra nga një 8-vjeçar i gjatë pushteti, mbushur me: privatizime vetëm si shitje të pronës publike të verifikuara e provuara që të gjitha si të dështuara; koncensione të pronës publike apo shërbimeve publike të verifikuara e provuara në shumicë si të shtrenjta e të dështuara;

tenderime të kontratave qeveritare me vlerë mbi 1.5 miliard euro të hetuara, verifikuara, provuara si krime të rënda me pasoja po aq në ekonomi;

vrasje masive të qytetarëve në biznese të krijuara nga qeveria si fitimprurëse për familjet e anëtarëve të saj të verifikuara e provuara deri në jetë njerëzish si kriminale;

vrasje masive të qytetarëve të pa armatosur, por thjesht protestues kundër asaj qeveria të verifikuara e provuara si vrasje qeverie;

Të vendosë kushte?
Në shumicën e rasteve që mund të sjellë në mendje, nuk ka asnjë mundësi!

Po në emër të kujt atëherë?
Në emër të tij, në emrin e tij personal, të Lulzim Bashës?

Shikoni! Këto ditë “morali” ka dalë sheshit. Flitet për moral. Në emër të moralit të kërkojnë llogari, prej moralit dalin e radhiten burra e gra, me nisje moralin të përplasen në surrat dëngla që as ti merr dot mendja. Po a ka moral Lulzim Basha që të shpërndajë kund moral, veçanërisht në një betejë kundër korrupsionit?

Lulzim Basha u prezantua 10 vjet më parë në këtë vend me 1 milionë euro pasuri të tundshme e të patundshme. 1 milion euro sipas vlerësimeve të tij, se në treg është krejt tjetër. Kurrë nuk la një zyrtar të vetëm të bënte verifikimin e saj. As sot.
Lulzim Basha i kushtoi këtij vendi në 10 vite:  Ndërtimin skandaloz e me kosto të rritur të rrugës Lushnjë – Fier, prokurimin kriminal dhe ndërtimin me kosto të rritur të mbikalimit në hyrje të Tiranës, rrugën Levan-Vlore, Levan – Tepelenë, mbi të gjitha rrugën Rrëshen- Kalimash – Kukës – Morinë, ende e pa mbaruar dhe ende me një vlerë të pa përcaktuar që e ka kaluar 1.5 miliard euro, prokurimin kriminal dhe ndërtimin me kosto të shtuar të kalatave në portin e Durrësit, negociimin, hartimin dhe firmosjen e marrëveshjes së detit në një akt të thellë papërgjegjshmërie duke i hequr Shqipërisë disa qindra kilometra territor në jug, në gjiun shqiptar të Sarandës, vrasjen e 4 dhe plagosjen e 12 shqiptarëve të pa armatosur pa gjyq, mu në mes të bulevardit, shkatërrimin pa kthim, mbase me kthim, por shumë të kushtueshëm të një qyteti si Tirana.

Të gjitha këto të provuara!! Hetimi penal-i ndaluar të kryhet nga vetë Lulzim Basha me pushtet, thjesht do të klasifikonte nga pikëpamja penale veprat e konsumuara, asgjë tjetër që nuk dihet si e kryer.

Ky të vendosë kushte?
Sërish, në shumicën e rasteve që mund të sjellë në mendje, nuk ka asnjë mundësi!

Në çdo vend të kësaj Evrope, një politikan i tillë do ishte ndaluar të merrej me politikë apo të vendoste nga pozita e fuqia politike.

Atëherë?
Ka vetëm një rast që e bën të mundur që Lulzim Basha të arrij të vendosë kushte.

Është rasti kur agjenci të qeverisë që e kanë detyrë, agjencitë e shtetit që e kanë detyrim ligjor, prokuroria e Republikës e gjykatat po të saj, nuk bëjnë detyrën!

Dhe kur arrin në këtë pikë kam gjithë të drejtën t’i kthehem Lulzim Bashës për t’i thënë:

Reforma në drejtësi është i vetmi kusht që ne kemi për ty dhe për reformën në drejtësi ne nuk pranojmë asnjë kusht!!

 

Share This Article
2 Comments
  • Me kete Bracen une s’kam asgje perkundrazi, djale I mire…Si I behet vecse ku provohet qe politikat ekonomike, monetare e fiskale kane deshtuar..kur hapesirat ekonomike jane mbyllur, ku gjendja e jeteses e bazuar ne standard, eshte ulur…e me tej ku osbe te thote qarte qe shefi ka 200mil eur(me djersen e ballit), kur edhe ne PS ka shume deputete kriminele(e votuam per te paste), kur ka akuza te qarta e te sakta per ministrin e brendeshem.etj etj..I mire I mire qy bracja po jo ne te gjitha drejtimet….

  • Z.Braçe,ju lumt.Por nuk ke shok/.Ke ca frikacak qe e kane futur koken te “BISHTI YT I VOGEL “.Je BONOPARI yne me shume argumente por pa forcen e duhur se nuk te degjojne shefat e tu.Luli me kohe e ka vendin ne burk bashk me Saliun.Por kush do ti prangos ata?Ju e dini se nuk kemi DREJTESI.E deri sa te behet drejtesia ne kete vend,SB+LB do hedhin valle mbi kurrizin tuaj,te popullit fukara..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *