Filadelfia, Papa premton rol aktiv të laikëve dhe grave në kishë

Dita

Papa Françesku është pritur me ovacione në Filadelfia, që është edhe ndalesa e fundit e turit të tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa mijëra njerëz kishin dalë në rrugë për të parë dhe përshëndetur nga afër Atin e Shenjtë, ndërsa mijëra të tjerë mbushën katedralen e qytetit për të ndjekur nga afër mesazhin e tij.

Dhe as këtë herë, Papa Bergoglio, nuk ka zhgënjyer duke paralajmëruar një hapje të re të kishës, me një rol më aktiv të laikëve dhe grave.

Në një shoqëri që po ndryshon shpejt kërkon që tani një pjesëmarrje aktive të laikëve dhe grave” tha Ati i Shenjtë.

Në veçanti Papa Françesku theksoi se duhet vlerësuar kontributi i madh që gratë laike dhe besimtare kanë dhënë për komunitetin.

Papa Françesku ka kërkuar reflektim për rolin e çdonjërit prej nesh në familje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *