Ndoci: Po më përdhosin emrin

redaktor

Të gjithë ata që e njohin janë gati të vënë dorën në zjarr për mospërfshirjen e Frederik Ndocit në një rrjet trafiku droge.

Por hetuesit holandezë pas përgjimeve telefonike e kanë dërguar emrin e tij në Tiranë si bashkëpunëtor të një personi të arrestuar atje për trafik droge.

Ja çfarë sqarimi ka Frederiku vetë për këtë histori:

“Në vazhdën e persekutimit të artistëve që kanë mbushur mediat kohët e fundit, gazetat nuk ngurojnë të përdhosin edhe emrin tim, se gjoja telefoni im që e di kushdo, ose kush ka nevojë sepse është në të gjitha faqet e mia sociale.

Një njeri që paska patur lidhje me bandat e Fierit, pra një “Fierak nga Shkodra”, paska komunikuar me mua. Po t’i referohemi telefonatave të mia, vetëm gjatë këtyre ditëve, më kanë telefonuar që nga Australia e gjerë te vendet fqinje si Zvicër, Itali etj… për festa dhe gëzime të ndryshme familjare.

Kjo do të thotë se Prokuroria para se të verifikojë të vërtetat, më parë i thotë fajtorëve që: “vraponi se ju kapëm.”

Kjo nuk do të thotë që unë nuk i përgjigjem çdo telefonate nga anekënd botës, e sigurisht që nuk më intereson që t’i kërkoj CV, ose grupin e gjakut çdokujt që më thërret në gëzimet e tyre familjare. Kush më do dhe më respekton për çfarë jam e dua dhe e respektoj pavarësisht nga e kaluara e tij.

Respekt për të gjithë ju bashkatdhetarët e mijë të shtrenjtë, e pavarësisht se çfarë mendojnë mediat, unë do jem ai Frederiku që keni njohur, e do të mundohem edhe më tutje t’ju dhuroj atë që e quaj dhuratën e Zotit dhe shpirtin tim që mbajnë emrin Art”, – sqaron Ndoci.

Share This Article
6 Comments
  • N fakt ne keto raste hetuesit e huaj nuk dergojne cdo emer telefonuesi t rastesishem. Kane arsye te forta nese dyshojne te dikush.
    Uroj qe artisti i njohur te jete nje rast gabimi i tyre

  • ahhahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahahahahhhhahhahahhahhah
    “ne vazhden e persekutimeve qe kane mbushur mediat …..”
    o Fede , po cfare trazohesh me “persekutimet” e ketyre diteve ??
    do medoemos qe te themi sa gjynaf dhe per ty ????

    1]Fede ,qe emri del ne gazete nga nje hetim qe duhet te mbyllet ende
    kjo eshte per te qare ,po nuk quhet persekutim ,ti me persekutimin nuk ke asnje lidhje
    2] te ngaterrosh hetuesit holandeze ,me thashetheme kusherinjsh qe te marrin ne telefon nga gjithe bota ,do pak kujdes …nuk para i ngaterrojne gjerat ata dhe jam e sigurt qe as kenget e tua nuk i degjojne 😛
    ketej nga prokuroria e jone do gjesh ndonje qe do mallengjehet me emrin tend
    po andej je nje njeri i rendomte dhe per me teper ndoshta trafikant
    3] ec ne prokurori ,spjego pozicionin dhe mos e trazo folene e …holandezve 😛

  • mire e ke o frederik te huajte gabojne kurse ti kuptohet qe ke marre zanate te mire jashte shtetit do te ginjesh ore froco burre legen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *