Xhamia e Bulqizës pa energji prej tri ditësh, ia heq OSHEE pasi e quan debitore. Shkak për ndërprerjen pikërisht në festën e Kurban Bajramit është bërë borxhi i trashëguar nga vitet 2010- 2011, kohë kur mjediset e xhamisë janë përdorur nga Bashkia Bulqizë për strehimin e 52 banorëve, pallati i të cilëve rrezikoi të shembej.
“Vuajtjet tona nuk kanë të mbaruar, – thanë përfaqësues të xhamisë. – Në vitin 2005 godina e Institutit na u sekuestrua dhe është dashur një kalvar i gjatë përpjekjesh për rikthimin e objektit për besimtarët myslimanë dhe rifillimin e kurseve profesionale. Pas disa vitesh u inskenua largimi i 15 familjeve nga ish-hoteli i Qytetit të Ri, nga një pallat që rrezikonte të shembej”.
