Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të luftuar kërcënimin e Shtetit Islamik, në 12 muajt e fundit është dyfishuar numri i personave që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar xhihadistëve. Në total 30 mijë të huaj i janë bashkuar radhëve të radikalëve.
Sipas Pentagonit 10 mijë xhihadistë të Shtetit Islamik janë vrarë që nga fillimi i verës në sulme ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA. Megjithatë sa vjen e rritet numri i personave që u bashkohen radhëve të tyre, mesatarisht 1000 vetë në muaj, “The New York Times”.
Sipas një raporti të ri të Inteligjencës amerikane 30 mijë të huaj nga rreth 100 vende i janë bashkuara grupeve xhihadiste në Siri dhe në Irak që nga viti 2011. Gjysma e tyre është rekrutuar gjatë vitit të fundit.
Nga këto raporte tregohet se rreth 250 anëtarë të rinj të ISIS vijnë nga SHBA, dyfishi krahasuar me vitin e shkuar dhe 750 nga Britania e Madhe, edhe pse këto vitet e fundit gjysma e tyre është kthyer në atdhe.
Sipas Daniel L. Byman, nga Universiteti i Georgetown, tani po ndodh i ashtuquajturi “efekti rrjet”, ku militantët e huaj tërheqin familjarët dhe miqtë e tyre.
Obama i cili sot do të takohet në asamblenë e OKB në Nju Jork me Vladimir Putin, i cili në Siri ndryshe nga amerikanët ka vendosur trupa në terren, një ditë më pas do të kryesojë samitin e liderëve të kombeve që përbëjnë koalicionin nën drejtimin e SHBA kundër ISIS në Siri dhe në Irak.
Po të martën një raport i Kongresit do të ilustrojë një raport “dekurajues” që tregon se pas një viti sulmesh ajrore ( ga 8 gushti 2014 në Irak dhe 23 shtatorit në Siri) rekrutimi i luftëtarëve të huaj nuk është ngadalësuar.
Atij do t’i shtohet edhe analiza e dështimit total të fushatës prej 500 milionë dollarësh në vit të Pentagonit për të stërvitur 5400 luftëtarët sirianë anti Assad.
Ndërkohë Franca ka filluar bombardimet kundër objektivave në shënjestër të Shtetit Islamik në Siri. I pari që u godit ishte një fushë stërvitore e të vetëshpallurit kalifat.

Amerikanet flasin per 30 ooo luftetare qe i bashkohen ISIS ne Siri e Irak. Por interesant do jete numri i xhihadisteve te ISIS qe kane ardhur ne Europe si klandestine ” per jete me te mire ” e qe po ushqehen e trajtohen nga BE per ti sjelle Xhihadin se shpejti ne mes te Europes. Ky do jete lajm bombe ne se amerikanet e thone numrin e tyre. Ti gezoje Merkel e Co.