Maxhoranca po ngutet të emërojë në Gjykatën Kushtetuese njerëzit e saj. Vetëm në këtë mënyrë shpjegohet sipas anëtarit të Asemblesë Socialiste, ish Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ngutja e presidentit për të dekretuar 3 emrat e rinj në këtë gjykatë, ndonëse ligjërisht nuk mund ta bëjë këtë para 21 majit.
Në këtë datë, 3 vite më parë u skadoi mandati Xhezair Zagonjarit, Admir Thanzës dhe Petrit Plloci, 2 prej të cilëve janë ende në detyrë dhe po në këtë datë, dhe jo më herët, sipas Sollakut, duhet të bëhet zëvendësimi i tyre.
“Duke vepruar 2 muaj më përpara, presidenti nuk bën gjë tjetër veçse vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe me rregullat që cakton ligji për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Pse bëhet? Është e qartë, nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë më 21 maj, do të thotë që jemi në kushtet kur Parlamenti është i shpërndarë për shkak të fushatës elektorale. Mesa duket, mendoj unë, edhe kjo maxhorancë trysnia mbi presidentin e ka bërë që të ndihet e frikësuar për rikonfirmimin e mandatiti të tretë”, deklaroi Sollaku.
Nisma e presidentit është anikushtetuese, sipas tij, dhe për faktin se, duhet të jetë gjykata që të shpallë vakancën në anëtarë, para se presidenti dhe Kuvendi të vihen në lëvizje. Gjë që, sipas Sollakut, nuk ka ndodhur.
Një ditë më parë kreu i shtetit, Bujar Nishani u konsultua me kryetarët e grupeve parlamentare për dekretet në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, ndërsa ftoi të interesuarit të sjellin cv-të në Presidencë deri në datën 21 mars./AS

Ku ka by..e ky i shkreti te kundershtoje Berishen.Ky dhe fizikisht eshte ne hall.