Ndeshja me Serbinë, një polic në çdo ballkon të pallateve rreth stadiumit

Dita

Do të ketë një polic për çdo ballkon të pallateve që janë rreth stadiumit “Elbasan Arena” për ndeshjen e 8 tetorit ndaj Serbisë.

Në një deklaratë për mediat, policia rendit disa nga masat e ndërmarra për një mbarëvajtje të kësaj ndeshje.

Masa të rrepta në drejtim të qarkullimit rrugor, të kontrollit të tifozëve në hyrje për në stadium, por edhe të atyre që s’do mund të hyjnë dot.

Masa në lartësitë e pallateve nga forcat “Renea”.

Masa për ballkonet e pallateve përreth stadiumit. Asnjë kryefamiljar nuk mund të fusë në banesë persona të tjerë veç familjes se tij.

Askush të mos bëjë asnjë tentativë, pasi çdo banesë përreth stadiumit do kontrollohet imtësisht dhe çdo ballkon do ketë punonjës policie- njofton policia.

Nga një llogaritje nëse merret se një pallat 10-katësh ka për çdo kat nga 2 ballkone në drejtim të stadiumit, do të jenë në total 80 policë nëpër ballkonet e katër pallateve.

Share This Article
4 Comments
  • Masat duhen marre por mos mendoni se nuk ka shance per icident .Ka shume shqiptare te shitur qe veprojne nen rogoz .Ketyre si do ja beni.
    Sajmir .Kjo do te jete nje prove per ju .Uli specialistet ne nje tavoline dhe vrijeni mendjen se nga do ju vije provokimi .Vec mjeteve te survejimit beni ate qe bente Dulla .Ne cdo 3 veta vini nje qe ju sherben. Ku do i gjeni .Ctju them ashtu sic i gjente Dulla .Kjo praktike e ndjekut i beri shqiptaret gangstera te shurosnin ne brek . Kam besim se do ja dilni .

  • Sa bukur i gjini ballkonet dhe nje polic per cdo ballkon?Po ku vajten biletat e ndeshjes pse nuk e gjini ju more funderrina.;po ka turp me te madh se te shiten biletat e ndeshjes ne tregun e zi?Pergjegjesi kryesor eshte Agron Duka dhe shteti antiqytetar i Edi Rames.Une i bej thirrje popullit te Elbasanit dhe tifozave kuq e zi te shperthejne dyert e stadiumit dhe te hajne mut Agron Duka me Edi Ramen.Ju po krijoni situaten per revolta popullore diten e ndeshjes,;pasojat rencin mbi ju!

  • exova pakpara ne gazeten EXPRESmdhe BLIC,se ne ARENA ELBASAN,dote kendoin grupe muzike serbe para se te filloi ndeshja SHQIPRI-SERBI!!!
    A`nuk ka nji fund servilizmi shqiptare ore jahu??!!!
    Cfar duan te tregoin politikanet servila dhe injorant shqiptare me kete geste?Duan tju thon dynjas,botes dhe demokracive te dynjas se si duhet te jen demokrat bota dhe serbia,duan tju thon serbve dhe botes qe te msoni nga ne shqipot?!!!Po,ju jeni pakorizor ju jeni muter dhe te flliqur,po ju serbve me lule dhe kange,a serbet juve me gurez dhe thika po kur dote mbusheni me mend more te gjore ne menje dhe arogante me shqiptaret ore te flliqur qe vetem shqiptar nuk jeni!!

  • Kush po e frenon vendosmerinë e kryeministrit Rama per te perfunduar ne kohe stadiumin Shkodra – Arena , dhe te pastroje ndertimet per rreth stadiumit qe i zenë frymen .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *