LETRA E BRAHOS: Atentat ose pengmarrje gruas së Kastriot Ismailajt për t’ia faturuar Ilir Metës si në rastin Bami

anazapta

Ekskluzive DITA – Një letër që kreu i Komisionit të Sigurisë në Kuvend Spartak Braho u ka dërguar krerëve të shtetit është bërë menjëherë kryelajmi i ditës.

Letrën e plotë askush nuk e ka publikuar ende, as portalet pranë opozitës që e paralajmëruan një gjë të tillë që në orët e para të mëngjesit.

Vetë z.Braho nuk dëshiron të flasë mbi këtë.

Një telefonate të gazetës DITA ai iu përgjigj me fjalët: “Më pyesni për çdo gjë, por jo për letrën”.

Në lajmet e mbrëmjes ndërkohë është shfaqur bashkëshortja e Kastriot Ismailajt e cila e ka konsideruar këtë letër të deputetit Braho si një kërcënim të shtetit në vijim të kërcënimeve që znj.Ismailaj thotë se i merr prej ditësh nga njerëz të panjohur në rrugë.

Një burim i gazetës DITA që e ka lexuar letrën e plotë thotë ndërkohë se pretendimi për “destabilizim të vendit” mbështetet në raportime të shërbimeve të huaja perëndimore.

Ai shton se kjo është një përpjekje e përsëritur dhe përmend rastin “Bami”.

Deputeti Doshi dhe Durim Bami
Deputeti Doshi dhe Durim Bami

Durim Bami është personi që pak kohë më parë u vu në qendër të vëmendjes pas një publikimi nga ana e deputetit Tom Doshi në mbështetje të pretendimit të tij se Ilir Meta ka dashur ta vrasë.

Bami dëshmoi më pas se gjithçka ishte një inskenim.

Burimi i tha gazetës DITA se letra e Brahos bazohet në “xhirime dhe fotografi”.

Letra jep detaje mbi një takim të regjistruar të Doshit dhe Priftit në një nga baret e Hotel Sheraton, me gruan e Kastriot Ismailaj, pronari i DIA-s person kyç në hetimin e aferës DIA-CEZ, e cila për nga sasia e parave në lojë, në këto 25 vitet e fundit ka për shoqe vetëm skandalin “Basha” të Rrugës së Kombit.

Burimi në fjalë zbulon për DITA se letra e z.Braho për krerët e shtetit i njofton këta të fundit edhe mbi një përpjekje për t’i bërë atentat ose për ta marrë peng gruan e Kastriotit dhe për t’ia faturuar më pas këtë veprim Ilir Metës.

“Kanë thurrur një rrjet gënjeshtrash të vogla të ngjashme me rastin Durim Bami për të dalë tek një gënjeshtër e madhe” – tha dje një zyrtar i lartë i LSI i pyetur mbi ngjarjen.

E vërteta është që Doshi dhe Ismailajt njihen prej 15 vitesh bashkë.

Znj.Ismailaj në studion e TCH
Znj.Ismailaj në studion e TCH

Gazetarë të TCH që transmetuan intervistën me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt thanë për DITA se ajo u soll në studion e TV në Kashar nga avokati Vladimit Meçe, që është njëkohësisht edhe avokati i Tom Doshit.

I përmenduri tjetër ish-ministri Dritan Prifti që shfaqet sa herë përmendet Ilir Meta deklaroi se nuk njihej me Ismailajt.

Por thuhet se Islamilaj dhe Prifti kanë punuar bashkë në Ministrinë e Punës, të dy në pozicione drejtuese vite më parë.

Burimi i DITA saktësoi se shteti është vënë në lëvizje mbrëmë pas mesnate, pasi letra është lexuar nga Presidenti Nishani

Mësohet se letra i ka shkuar parpara orës 10.00 të mengjesit edhe Sali Berishës, megjithëse ai nuk ishte përfshirë në personat të cilëve u drejtohej letra.

Një nga personat që e ka marrë atë, me gjasa presidenti Nishani, është kujdesur t’ia përcjellë edhe ish-kryeministrit / DITA

Share This Article
1 Comment
  • Dialogu Presidenti – Berisha.

    Presidenti: Krokodili me ka cu leter
    Berisha: Pse?
    Presidenti: Me kujtue miqesine e vjeter
    Berisha: Po miqesia tash ka cof
    Presidenti: Krokodili doli bllof.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *