Grida Duma: Koalicioni PD-PS? ‘Fiction’ i mediave

Dita

Ish-­kandidatja e Partisë Demokratike për kryetare të Bashkisë së Durrësit, Grida Duma, ka folur për arsyet e humbjes së saj në zgjedhjet vendore dhe ka bërë një analizë të fushatës zgjedhore që sipas saj ishte e shkurtër.

Duma ka pranuar përgjegjësitë për humbjen e saj por nuk ka ngurruar të akuzojë ish­rivalin e saj, Vangjush Dako për vjedhje votash.

Në lidhje me largimin e deputetes Mesila Doda dhe nëse ka një fraksion tek demokratët, në intervistën për NEWS24, Duma është përgjigjur se PD është parti kompakte. Ajo tha se është e drejta e deputetëve të zgjedhin karrierën e tyre, duke u shprehur se respekton vendimin e zonjës Doda. Gjithashtu Duma ka mohuar zërat për një koalicion mes PD­-së dhe PS­-së.

“Këto janë fiction që prodhohen nga media. Nuk ka gjë më të rëndësishme se kontributi i opozitës. Nuk ka realitet të shëndetshëm politik që zhduk opozitën nga vendi”, tha Duma.

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *