Dhoma e lartë e parlamentit rus i ka dhënë miratim kërkesës së presidentit Putin për të përdorur ushtrinë në luftën ndaj terrorizmit në Siri. Putin do të dërgojë ushtrinë në Siri me kërkesë të presidentit sirian, Basha al-Assad.
Kreu i administratës presidenciale në Rusi, Sergey Ivanov tha për mediat se një gjë e tillë bëhet edhe për shkak se shumë shtetas rus dhe të vendeve fqinje u janë bashkuar terroristëve në Siri.
“Janë me mijëra dhe siguria kombëtare e Rusisë mund të jetë nën kërcënimi nëse ata rikthehen në atdhe”, tha ai.
