Faqja zyrtare e uebit e komunës Likovë në Maqedoni, është mbushur me video erotike. Siç mund të shikoni fotot, ajo arrihet kur klikon tek faqja zyrtare (komunaelikoves.com) kur dalin imazhe dhe video me përmbajtje për të rritur. Autoritetet e komunës janë vënë në lëvizje dhe kanë hequr emrin e domainit të faqes duke e zëvendësuar atë me komunaelikoves.gov.mk.
Komuna e Likovës (në Maqedoni dhe Kosovë edhe bashkive u thonë komuna) gjendet në veri të Maqedonisë, e cila shtrihet në sipërfaqe prej 270 km2, me mbi 30.000 banorë, me 23 vendbanime prej të cilave 11 fshatra fushorë dhe 12 fshatra malorë, kurse popullata kryesisht është shqiptare.
