Arma sekrete e celularëve të rinj iPhone

Dita

Apple ka shtuar një shtresë të re në përvojën e prekjes së ekranit. Me fjalë të tjera, Apple ka shkuar aq thellë duke larguar lëvizjet e kaluara në sipërfaqe dhe duke i zëvendësuar ato me sisteme më dinamike dhe madje me taktika UI. Kjo lloj teknologjie, e quajtur 3D Touch, është një teknologji me të vërtetë e mirë, në dukje e mërzitshme për momentin, por imagjinoni një prekje 3D në lojëra ku fokusoheni me një presion të vogël, apo në skanime MRI.

Apple braktisi nofkën ‘Force Touch’, për ta zëvendësuar atë me 3D Touch, që ka të bëj pak me forcë dhe më tepër me një përvojë tre dimensionale. 3D Touch nuk është një përditësim. Është një vegël e vërtetë që mund të jeni të sigurt se, pas një kohe, prodhuesit e celularëve si Samsung dhe Xiaomi do ta ofrojnë këtë lloj teknologjie, por të emëruar ndryshe – ndoshta Push Touch apo Deep Finger – për celularët e tyre.

Kjo është e pashmangshme, por Apple e krijoi këtë e para. Kjo do të thotë se 3D Touch është një ‘armë sekrete’ e Apple, me të cilën mund t’i ‘mbysë’ kompanitë si Samsung dhe Xiaomi. Me 3D Touch, Apple na bën që t’i prekim ekranet e saj me një qëllim më shumë, për të lëvizur nga qelqi i dikurshëm në diçka më të thellë prapa sipërfaqes. Ky është një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën se si i përdorim celularët, dhe sigurt do të jetë shumë i suksesshëm

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *