Ditëlindje e veçantë për Maks Verstapenin, që mbush 18 vjeç dhe mund të marrë më në fund patentën.
Talenti i Formulës 1, i cili këtë sezon i ka mahnitur të gjithë, tani mund të japë provimin praktik e t’i japë makinës si gjithë të tjerët.
Në janar piloti holandez i Toro Rosos e kishte kaluar provën teorike, duke iu përgjigjur saktë 47 prej 50 pyetjeve.
