Një person i akuzuar për një sërë vjedhjesh me armë dhe dhunë u arrestua nga policia e kryeqytetit në kuadër të operacionit të koduar “Grabitësi i vetmuar”.
I arrestuari është 20-vjeçari nga Vlora, Silvester Sulaj, i cili dyshohet për tetë raste vjedhjes me dhunë dhe armë zjarri dhe të ftohta, të cilat i kryente i vetëm. Ai u ndalua në orët e para të ditës së sotme në sajë të bashkëpunimit të efektivave të policisë nr.2 dhe 6.
Mësohet se Sylaj ishte dënuar edhe më herët për vjedhje me dhunë. Më konkretisht ai akuzohet se më 6 gusht ka vjedhur me dhunë shtetasin S.L., më ambientet e furrës së bukës në rrugën “Irfan Tomini” në pronësi të tij shumën e 40000 lekëve të reja, nën kërcënimin e një arme të ftohtë.
Më konkretisht Silvester Sulaj akuzohet për veprat e mëposhtme:
– Më datë 1 gusht tek “Ish- Dogana” i ka bërë presion një dhe e ka kërcënuar me një sëpatë duke i vjedhur shumën prej 10.500 lekë të reja, si dhe aparatin e telefonit celular “Nokia”
-Më 14 shkurt në rrugën e Durrësit, është vjedhur nën kërcënimin e armës së zjarrit e dyshuar si pistolete një shume prej 32.600 leke në një pikë lojërash fati “Loto Sport “
-Më 6 shtator në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur banesa e një shtetaseje, ku i kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhu.
-Më 19 shtator në rrugën “Sokrat Miho”, i janë vjedhur pasqyrat dhe kasetofoni mjetit tip Benz me targë AA420ML.
-Më 24 shtator në Yzberisht, është vjedhur një banesë ku kanë marrë 100 000 lekë.
-Më 20 gusht në rrugën “Teodor Keko”, janë vjedhur pasqyrat e mjeteve të tipeve “Benz” me targa AA196EV, dhe AA265IU,
-Më 30 gusht në rrugën “Milto Sotir Gurra” Unaza e Re Tiranë, është vjedhur banesa një shtetasi ku janë marrë 400 mijë lekë. Në ngarkim të Sylaj vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të “Vjedhjes me dhunë” ,”Vjedhjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
