Trajtimi i pacientëve shqiptarë, në spitalet e Janinës dhe Selanikut

anazapta

Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për vijimin e trajtimit të pacientëve shqiptarë në spitalet e Janinës dhe Selanikut, mbetet në fuqi. Konfirmimi është bërë gjatë takimit të zhvilluar ndërmjet ministrit të Shëndetësisë,Vangjel Tavo, dhe ambasadorit të Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas.

Tavo vë në dukje se pas takimit të fundit me ministrin e Shëndetësisë greke u ra dakord të rinovohet marrëveshja e vjetër e bashkëpunimit. “Tashmë janë ngritur dhe grupet e punës dhe po punohet në këtë fushë. Mes dy vendeve do të vazhdojë të ketë shkëmbime po aq të frytshme në shkëmbim të eksperiencave dhe specializimin e mjekëve dhe punonjësve të tjerë të shërbimit shëndetësor”, bën të ditur ministri Tavo.

Ndërsa ambasadori Rokanas shprehu vullnetin e tij për të punuar me vendosmëri për dinamizmin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai siguroi se Greqia mbështet fuqimisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të asistuar në terma konkretë Shqipërinë, veçanërisht në fushën e shëndetësisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *