Tropojë, goditet me thikë brenda në shkollë nxënësi i mitur. Në gjendje kritike

anazapta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bajram Curri të Tropojës, ku një nxënës 17-vjeçar është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar.

Për pasojë ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës. Sipas burimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Asim Vokshi”.

I plagosuri po luante me bashkëmoshatarin në oborr, kur papritur ka nisur një zënkë mes tyre. Aty ai është goditur me thikë në bark.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *