Po për megavjedhjen, z.Luli?..

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë
T’i shkohet deri në fund çështjes së ditës “aferës CEZ”, këtë e kërkojnë të gjithë shqiptarët. Por unë si qytetar, desha t’ju pyes direkt ju z.Luli: Po për akuzën ndaj teje, për vjedhjen e 230 milion € ç’ke për të thënë? Akuza ndaj teje është bërë nga KLSH, institucion shtetëror që paguhet nga shqiptarët vetëm për këtë punë, të denoncojë hajdutërinë. Me kaq para të vjedhura nga ty e gjithë Tirana shtroheshe jo me asfalt, por me mermer.
Vjedhja e dyte është se iu ju fshehe thirrjes së prokurorisë me arsye të paarsyeshme, duke kujtuar se ua hodhe shqiptarëve por gabohesh, ata e dinë shumë mirë se ti i “vodhe preshtë”. Unë si qytetar nuk do rresht së të kërkuari sqarimin e pozicionit tënd për këtë akuzë, duke ju drejtuar me letra ambasadës Amerikane dhe CD Tiranë, mbasi nuk gjej dot durim që një hajdut i kallëzuar nga shteti ka kurajon të akuzojë hajdutë të pa provuar nga organet kompetente dhe kjo është e pa tolerueshme. Fodullëku tënd është i pështirë, cinik, një duhanxhi me llullë nuk shan dot një duhanxhi me cigare. Shala i shkon kalit dhe jo gomarit. Përshëndetje Dita. Ymka Pogradec…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *