Manjati i pasurive të patundshme dhe një prej kandidatëve republikan për presidencën e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pohoi se nëse fiton zgjedhjet dhe arrin të bëhet president do të kthejë refugjatët sirianë në vendin e tyre.
“Nëse humbas besoj se do të qëndrojnë, por nëse fitoj do të kthehen në shtëpinë e tyre”, i tha ai audiencës që ishte e pranishme në një miting të zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës në Keene (Nju Hampshire), duke shtuar se mundet që mes refugjatëve të gjenden edhe terroristë. “Mund të jenë anëtarë të Shtetit Islamik. Nuk e di. Keni parë ndonjëherë një emigrim të tillë? Janë të gjithë burra dhe të gjithë duken burra të fortë. Ka shumë burra, më shumë se femra. Pyes veten se përse nuk po luftojnë për të shpëtuar Sirinë? Përse po emigrojnë të gjithë në Europë?”, pyeti manjati njujorkez.
Trump iu referua mundësisë se refugjatët janë në të vërtetë një ushtri terroriste e simuluar që po hyjnë në Europë dhe në vende të tjera perëndimore pa u identifikuar dhe pa u mësuar në mënyrë të saktë se nga vijnë. Taktikat ushtarake janë shumë interesante. Kjo mund të jetë një nga truket më të mira të të gjitha kohërave. Një ushtri me 200 mijë burra ndoshta. Nuk e di nëse është kështu, por ka mundësi të jetë”, tha ai.
Ndërsa përsa i përket sulmeve që Rusia filloi në Siri ai shprehu se, “nëse Rusia kërkon të ndërhyjë dhe të shkatërrojë ISIS-in, ndoshta mund të shërbejë për stabilizimin e çështjes së një kontingjenti të madh emigrator, me rreth 200 mijë persona të ardhur në SHBA, ky do të ishte një rast i mirë”, deklaroi Trump.
Më 10 shtator presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama urdhëroi qeverinë e rij që të fillojë përgatitjet për të pritur të paktën 10 mijë refugjatë sirianë duke filluar që nga 1 tetori. Përllogaritet se gjysmë milionë persona kanë mbërritur në Europë përmes detit Mesdhe gjatë këtij viti, në përpjekje për t’iu larguar luftës në Siri dhe konflikteve të tjera në Lindjen e Mesme.

ATEHERE DO TE MARRE TATEPJETEN E MADHE AMERIKA,
EMIGRANTET ME SHUME PO I KONTRIBUOJNE AMERIKES SE SA PO PERFITOJNE.
AMERIKA E KA TE KEQEN SEPSE KA TE PAKTEN 15 VITET E FUNDIT QE PO SHPERBLEN POLITIKANET DHE SIPERMARRESIT E FALIMENTUAR.