Manjani: “Viktimizimi” i DIA-s dëmton shtetin

redaktor

LSI paralajmëron se “viktimizimi” i DIA-s dëmton shtetin.

Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani në një dalje publike për mediat tha se politizimi i tejskajshëm i çështjes do të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar.

“Mund t’i kushtojë shtetit, interesit publik, sepse politizimi i tejskajshëm, në mënyrë mafioze nga grupe politike, tregtare dhe jo vetëm, por dhe mediatike, ka një synim të vetëm, një synim i cili kërkon të “viktimizojë” me çdo kusht linjën përpara arbitrazhit kundër shtetit, precedentë që njihen këto kur palët kundër shtetit paraqesin teorinë e viktimizimit, zakonisht shteti ndëshkohet.

Ky është një shqetësim real për shkak të faktit se grupi politik, mediatik, tregtar, sigurisht i nisur nga DIA vetë ,po që të gjithë personat pjesëmarrës, dikush në rolin e ujkut, dikush të çakallit, e dikush tjetër në rolin e hijenës që nuhasin gjahun, janë bashkuar me njëri-tjetrin për të krijuar idenë se DIA po kërcënohet dhe viktimizohet nga shteti, teori që mund të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar”, u shpreh Manjani.

Prokuroria duhet të nisë një hetim tha Manjani, si dhe ministria e Energjisë dhe Avokatura e Shtetit duhet të jenë vigjilent që ky plan kriminal të mos dëmtojë interesin e shtetit shqiptar.

Prokuroria duhet të nisë një hetim, gjithashtu ministria e Energjisë, Avokatura e Shtetit duhet të jenë së bashku tashmë me vëmendje të shtuar sepse ky plan kriminal i përdorur në gjithë këto javë, mundet eventualisht, Zoti mos e dhëntë, që të shkojë në dëm të interesit të shqiptarëve, interesit publik.

Hetimi duhet ta zbardhë këtë çështje sidoqoftë, prokuroria shqiptare nuk ka pse të presë sikur do të ndodhë … duhet të vazhdojë të bëjë detyrën”, vijoi Manjani.

Share This Article
9 Comments
  • ashtu posi ,
    shume e drejte kjo qe thote shoku Ydhi
    Zoti mos e dhente qe kjo te shkoje ne dem te shqiptareve ,
    ne dem te interesit te LSI dhe pastaj po ngeli popullit

    aman o Manjaku ,po ne gazete pse dilni ??
    ju vete e beret DIA ,vete i vodhet [moret] leket , baba Taku vete shkruan ndonje anonime
    cfare keni me shqiptaret ?? ata vetem syte per te qare kane
    dhe meqe kane 25 vjet qe u plasen syte me te qare ,mire qe del ndonje vidio dhe i kullosin pak te shkretet sy , shikojne si luftohen te medhenjte e politikes me vidio porno
    ju vete i beni te gjitha ,me shqiptaret pse trazoheni ???????????????

    ke ndonje vidio dhe ti ??? na argeto ,na trego gruan e ndonje miku
    kaq duam ne ,se nga DIA nuk ngaterrohemi fare ….i di Mmmmmeta punet e veta
    dhe ato tonat ai i di

  • Ik e pirdhu ti Manjani megjithe ate koklopen Meten tend se na cate menderen,boll se late name. Edhe nje gje per Liken: Klasit dhe inteligjences se Rames nuk ja arrin dot kurre,fshatari po fshatar mbetet

  • Llap llap o Manjan jeni bere te peshtire e nuk degjoheni me,te vuri Gjergj Bojaxhiu me fakte dhe argumenta profesionale me shpatulla pas murit.

  • LSI-s po ju bllokuan fondet informale, me te cilat fiton ne zgjedhje e mban me shpresa… Veteshperbehet. Ajo nuk ka ideale, per te cilat te luftoje te arrije.
    Ajo ne plan praktik e strategjik ka vetem pragmatizmin, synimin perfitimet e çastit….
    Pra, pa para, pa vende pune…., s’ka parti……..

  • …me vjen keq ,por shantazhet qe ju bene nga njerez qe duan te hipin ne pushtet.. ju zune ne befasi dhe pa u konsultuar me ortaket politike ,pa ndihmen e tyre ja nxorret vetes karabojen.Duhet te jeni serioz ..dhe jo ç’do fjale rruge ti jepni pergjigje,sepse pikerisht nga keto debate une i ve pikepyetje analizes suaj..pikepyetje atmosferes politike qe e keni mbingarkuar pa antene shkarkimi..gjera qe ndodhin…ka edhe me keq.Çudia me e madhe tre dite zgjat..pas te tretave harroet robi e jo me llafet.

  • E mor majan me vjen keq per ty se je nje koqe kanari I rrutullon ato sy si hardhuck, vetem me ato rrutullim te syve dukesh qe je nje mashtrues del e flet trap me trap na flet per korrupsion politik dhe kush ju qe je dhe ne qeveri, largohu mor rob I pershtir, ske faje ti fajin e ka z. Rama qe nuk ti mer celsat e zyres dhe pastaj dil e shit banane me kas me vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *