Ka startuar maratona e javës saudite në Shqipëri gjatë së cilës do të prezantohet në vendin tonë trashëgimia dhe vlerat me të mira kulturore të Arabisë Saudite.
Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar ka hapur siparin e aktiviteteve ku kanë qenë të pranishëm e zv.Ministri i Arabisë Saudite dhe ministri i Kultuës Aldo Bumçi i cili dhe edhe lajmin e mirë ku se së shpejti pritet të mundësohen edhe ditët e kulturës shqiptare në këtë vend mik.
Kënget dhe vallet arabe kanë qenë një tjetëremocion për publikun. Veshjet tradicionale dhe pjesët e zgjedhura enkas për publikun shqiptar e bënë edhe më të veçantë këtë koncert.
Mikëpritja dhe tradita speciale e gatimit arab është shpalosur në një darkë të veçantë ku kanë qenë të pranishëm personalitete të larta të kulturës dhe politikës, duke dëshmuar edhe një herë harmoninë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të dy kulturave, shqiptare dhe asaj Arabe.
Java Arabe do të vijojë të përcjellë traditat dhe vlerat më të mira artistike dhe kulturore edhe në qytetin e Durrësit, Krujës dhe Lezhës deri më datën 24 mars.
