Arrestohen dy të dyshuar si autorë të vrasjes së dyfishtë. Policia: Konflikt për trafik droge (VIDEO)

Dita

Policia deklaron se ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 1 tetorit pranë lulishtes 1 Maji. Të arrestuarit janë: Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo.

Policia deklaron “Motivi ka të bëjë me konfliktin e autorëve me të plagosurin Elvis Gaçaj në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike”.

Arrestohet dhe Elvis Gaçaj për akuzën e “Shpërndarjes së lëndëve narkotike”

Deklarata e plotë

Pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar, Shtrukturat e Krimeve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë dhe më saktësisht, Sektori për Krimet e Rënda në bashkëpunim me Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë i mundur dokumentimi dhe zbulimi i autorëve të dyshuar për ngjarjen e ndodhur më date 01.10.2015, në lulishten “1 Maji”.

Më datë 01.10.2015 në vendin e quajtur “Blloku 1 Maji , rreth ores 19:45 min, rruga “Beqir Rusi”, persona të paindentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “BMW” me targa “AA675JS”, brenda të cilit ndodheshin shtetasit: Kevin Rugova, Elvis Gaçaj, Aurora Oskian dhe Eda Gjura, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë gjetur vdekjen shtetasit: Kevin Rugova, 22 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë Aurora Oskian, 30 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri është plagosur rëndë shtetasi:

Elvis Gaçaj, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë, ndërsa shtetasja Eda Gjura, 26 vjeç, lindur dhe banuse në Tiranë, nuk ka marrë plagë Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 copë gezhoja model 54 si dhe 23 copë gëzhoja model 56 si dhe një qese plasmasi me ngjyrë të zezë për te cilat është marrë vendim për kryerjen e ekspertimeve përkatëse.

Gjithashtu gjatë kontrollit të territorit përreth vendit të ngjarjes dhe drejtimit nga mendohet se jane larguar autorët, në bulevardin “Bajram Curri” në skarpatin e lumit të lanës është gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një cantë me ngjyrë të kuqe, nje kapele sportive me ngjyre blu dhe me streh, të cilat janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Tiranë për ekzaminime të mëtejshme.

Më datë 02.10.2015 gjatë kontrollit të ushtruar nga polumbarët e repartit RENEA në lumin Lanë, ku dhe mendohej se ishte hedhur arma e krimit është bërë një kontroll i imtësishëm ku dhe më pas është gjetur, fiskuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik(kallashnikov) model 56 së bashku me krëhërin pa asnjë fishek.

Nga informacionet e siguruara në rrugë operative është bërë e mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje si dhe janë ndjekur me metoda specilae të hetimit. Pas informacioneve të siguruara është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i dy personave të dyshuar për këtë ngjarje që janë shtetasit: Sael Sulaj, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Vasiel Çavo, 23 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Tiranës.

Këta shtetas kanë pranuar autorësinë e krimit të kryer në bashkpunim me njëri­ tjetrin. Shkak i këtij konflikti ka qënë zonat e shpërndarjes së lëndës narkotike për të cilën shtetasi Elvis Gaçaj së bashku me shokë të tij pak muaj më parë kanë dhunuar shtetasit Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo pasi këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në zonën e shtetasit Elvis Gaçaj.

Në lidhje me këtë ngjarje është bërë e mundur gjetja dhe fiksimi si provë materiale xhupi i përdorur nga autorët e krimit.

Materialet proceduriale do te referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkpunim” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”.

https://www.youtube.com/watch?v=Gc38Spfb9LI

Share This Article
3 Comments
  • mire, shume mire por vone se u humben jete njerezish. Policia duhet te jete me parandaluese sepse nuk shkon qe ka kaq shume njerez qe bredhin dhe nuk iu ben syri terr se kane arme me vete. Kontrolloni vend e pa vend dhe kohe e pa kohe packa se do bertasin ca “aktiviste” te te drejtave te njeriut! E drejta e jetes i jep jete cdo te drejte me pas. Dhe nese arrestohen per shperndarje droge, te ishin arrestuar me kohe dhe jo te liheshin te vriteshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *