Kryetari i Bashkisë së Tiranës inspekton punimet e parkingut publik te sheshi “Italia”

Dita

 

Sheshi “Italia” para stadiumit “Qemal Stafa” ka marrë një pamje krejt të re. Punimet e parkingut publik u ndoqën edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka theksuar se shumë shpejt ky ambient do jetë në dispozicion të qytetarëve.

“Një ambient, i cili për katër vite ishte një hapësirë e rrënuar, brenda pak ditësh do të shndërrohet në parking publik me pagesë nën administrimin e bashkisë. Them me pagesë sepse bashkia ka nevojë për fonde, por lajmi i mirë është se çdo e ardhur nga parkingu publik i bashkisë do të investohet në korsi biçikletash dhe gjelbërim për qytetin”, tha kryebashkiaku Veliaj gjatë inspektimit të punimeve.

Ai ka theksuar se parkingu që po ndërtohet do të jetë në dispozicion qytetarëve, sidomos të atyre që vizitojnë kodrat e Liqenit Artificial apo zonat përreth, të cilët do të kenë një mundësi më shumë për një vend parkimi për makinën e tyre. “Të gjithë qytetarët duhet ta dinë se nëse vijnë të kalojnë kohë te kodrat e liqenit apo në sheshin “Nënë Tereza”, do të kenë një parking të sigurt”, u shpreh më tej kryetari i Bashkisë.

Por, ky do të jetë vetëm parkingu i parë mes disa të tillëve që Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndërtojë në Tiranë, si një përpjekje për të lehtësuar sadopak problemin e parkimit në kryeqytet. “Ky është projekti i parë i një rrjeti parkingjesh në qytetin e Tiranës, të cilat Bashkia do t’i sistemojë gjatë gjithë këtij viti”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër kryebashkiaku Veliaj ka bërë të ditur se krahas investimeve për parkingje, Bashkia e Tiranës ka si synim të sajin që të nxisë sa më shumë lëvizjet që nuk ndotin ambientin në Tiranë. Ndaj, ai bëri të ditur se në 18 tetor bashkia dhe organizatat që mbështesin nismat ambientaliste, do të organizojnë një tjetër ditë pa makina.

“Sigurisht, ne do të vijojmë me ditët pa makina. Dita tjetër pa makina do të jetë në 18 tetor, çka i paraprin lumturimit të Nënë Terezës, një ditë ku duam të bëjmë aktivitete kushtuar filantropisë dhe solidaritetit të qytetit tonë. Besoj se kemi nevojë për më shumë ditë pa makina dhe për hapësira ku njerëzit i lënë makinat dhe me paratë e parkingjeve sponsorizojmë punët publike të qytetit”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

 

Veliaj tek Parkingu (2)

Share This Article
3 Comments
  • Me ne fund u vu dore se ishte shemtia me e madhe m’u ne mes te qytetit. Si mund te priteshin delegacionet ne Sheraton, kur ai shesh ngjante sikur i kishte rene bomba?! Jo vetem per imazhin e Shqiperise, por edhe per qindra e mijera qytetare qe e kalonin rrugen ne kembe e me makina ne dite.

  • Rregullimi i ambienteve qe bien me shume ne sy qe ne kontaktin e pare qe turistet kane me qytetin e Tiranes eshte nje domosdoshmeri qe e ben te dukshme sidomos objektivi qe qeveria Rama i ka vene vetes per rritjen e turizmit.Shemtia e pare qe verehet fillon me bulevardin e Tiranes qe nga ish-stacioni trenit,pastaji vjen rradha ish-hotel Dajti,pastaj Piramida,me tutje monumenti i Ismail Qemalit qe duket se i kujton austriakeve qe ka perballe hotelit se ja u di per nder atyre qe te pakten ndodhet aty sa per ta kujtuar ata,se per qeverine socialiste nuk ka kohe te merret me vogelsirat e Saliut.

  • te parku rinia ato ngjajne si skelete hekuri me nje dhemb, ku te trembin, dhe nuk mund te shlodhesh,esheh pensioniste ulur ne nje drase te fundit e betur,nga duart e pista shkateruese qe presin te marrin hekurin per skrap.keshtu i lane dje bashkiaket
    e vjeter qe bene vetem lloqe me cudirat e premtuan.
    kur ato do nderohen, pse nuk investon tajvani per to,apo iintereson tajvanit, te bejne xhiro ne lokal. qe bravo veliaj e fillove lirimin e shesheve
    te popullates,dhe tajvani stolat jane shtuar dhe betoni mbi gjelberim u be parking makinash.tajvani te ul se ska stola te bashkise,ka stola me nje tavoline 5000 lek =3 kafe 1 caj dhe nje uje……….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *