Kur plaçkitja bëhet mënyrë jetese për një grup njerëzish në një shoqëri, me kalimin e kohës ata krijojnë për vete një sistem të ligjshëm që e autorizon plaçkitjen dhe një kod moral që e glorifikon atë“/ Claude Frederic Bastiat*
Gjyqtari D.
– A do vish të pimë një kafe me dy shokë të mi?- më pyeti një miku im.
– Po, patjetër,- iu përgjigja- por, më parë dua të di kush janë ata.
Rrugës për në kafene, miku im më tregoi se njëri nga personat që po e priste për kafe dhe muhabet ishte gjyqtari D. Neveria për sistemin gjyqësor shqiptar më bëri kureshtar të dija më shumë për gjykatësin në fjalë prandaj e “bombardova” mikun tim me pyetje rreth tij.
– Është dorë e fortë,- filloi miku im përshkrimin e gjyqtarit D.- Ka një vit që e ka kaluar moshën e daljes në pension por e ka ndryshuar datëlindjen dhe tani rezulton më i ri.
– Si e ka ndryshuar datëlindjen? – e pyeta.- Mos po thoni se e ka rritur moshën e vet?
– Jo, jo. Ai ka bërë të kundërtën. E ka zvogëluar moshën me dy vjet, – ishte përgjigjja.
– Me sa duket kërkon t’i shërbejë popullit sa më shumë. – e nxita unë diskutimin.
– Po,- tha bashkëbiseduesi.- Ai ka kaq vjet që përpiqet t’ia q… nënën popullit. Është bërë milioner. Ka disa sekserë. Janë avokatë, ftues gjyqi, dhe, sidomos i biri, që ka studiuar për drejtësi ashtu si i ati por, tani për tani, është në “stazh”.
I takuam dy pritësit e tjerë dhe u prezantuam. Gjyqtari D na mbajti me muhabet shumicën e kohës dhe, duke shpresuar se po na kënaqte me humor, na tregoi dy raste se si një koleg i tij i kishte shtrënguar njerëzit për t’iu marrë ryshfet kundrejt vendimeve gjyqësore në favor të tyre. Buzëqeshjet e pakursyera e bënë të thoshte pa kurrfarë elegance se mjeshtrin e kishim përballë. Ishte tërësisht i pacipë.
Duke konsideruar moshën e tij, e pyeta se çfarë kishte punuar para 1990 dhe a kishte qenë ndonjëherë anëtar i PPSH.
– Po,- tha, – kam qenë mësues disa vjet por edhe anëtar i PPSH nja 5-6 vjet.
– Po mirë, – i thashë, – kështu ju mësonte ajo partia komuniste?
– Jo,- u përgjigj, – ajo të q… nënën po të bëje kështu, por ajo e kishte gabim, prandaj dhe e përmbysëm. Ata,- vazhdoi,- nuk ishin as për vete dhe as për popullin. Iku koha e tyre.
***
Bashkudhëtari
Pasi hipa në autobusin që të shpie në Tiranë, pashë se kishte vetëm një vend të lirë. I kërkova leje pasagjerit që ndodhej pranë vendit bosh nëse mund të ulesha. Ai ishte një burrë mbi të shtatëdhjetat por i mbajtur mire dhe shumë i gjallë në të folur. Pasi bëmë një copë rrugë, më pyeti:
– Jetoni këtu apo jashtë, zotëri?
– Jetoj jashtë, – u përgjigja.
– Po, ku jashtë? – ngulmoi zotëria.
– Në Francë, – u përgjigja pa ngritur kokën.
– Çfarë pune bëni?, – vazhdoi bashkëbiseduesi.
– Punë të ndryshme, punë të thjeshta, – ia ktheva.
– Po pse more burrë, pse rrini atje dhe nuk ktheheni këtu të gjeni një vend pune me leverdi, apo nuk kini shkollë të lartë? – m’u kthye bashkëbiseduesi.
– Shkollën e kam, por këtu janë rrogat e vogla, – i thashë.
– Po, ç’ke me rrogat ti, more zotëri? Zër ndonjë vend në dogana apo diku tjetër. Rri disa vjet, bëj një tufë parash dhe pastaj shko nga të duash, – më këshilloi xhaja.
– Nuk mund ta bëj këtë për dy arsye,- i thashë,- sepse, së pari nuk ma lejon ndërgjegjja dhe formimi im dhe, së dyti, sepse nuk besoj se këtu mungojnë njerëz të këtij kallëpi.
– Më fal por qenke i dënuar, i dënuar të vuash gjithë jetën. Më mirë bëj si gjithë të tjerët.
Heshti pak çaste dhe me një tjetër zë (siç m’u duk mua) dhe pa e kthyer kokën nga unë më tha:
-E di çfarë? Ne nuk i meritojmë njerëzit e ndershëm, prandaj je mirë atje ku je. Ky vend vështirë se do të bëhet ndonjëherë, apo e kam gabim?
Nuk m’u duk me vend që të thosha ndonjë gjë, qoftë edhe me dy fjalë, për ndryshimin e beftë të qëndrimit të bashkëbiseduesit. Por veten e pyeta: moral i dyfishtë? Është e pamundur që dy – e shumëfytyrësia e politikanëve tanë të mos ndikojë mbi moralin e njerëzve të thjeshtë. Ato që i thashë me zë bashkëbiseduesit në thelb ishin: që ky vend të bëhet më parë duhet të bëhemi ne, po nuk ndryshuam ne, nuk ndryshojnë mendje as politikanët tanë dhe as ata që politikanët emërojnë për të administruar pasurinë kombëtare.
– Ti ke të drejtë mor zotëri, – reagoi bashkudhëtari, – por m’i gjej, të lutem, ata burra që t’iu tregojnë vendin horrave, sepse na mbytën…
***
Lulëzimi i marrëzisë
– Hajde të shkojmë të shohim apartamentin që kam blerë, – më tha kunati im.
Kur vajtëm pranë pallatit në fjalë, pashë se ndërtesa dhjetë katëshe ishte larg së përfunduari, madje e pasuvatuar dhe ambienti rreth tij i pasistemuar ende.
– Si mund të hyjmë këtu?- e pyeta,- A lejohemi të hyjmë brenda kur këtu ka akoma punëtorë që punojnë dhe një vinç të instaluar?
– Hajde, hajde se kështu funksionon këtu, – u përgjigj i zoti i apartamentit.
Kur hymë në katin e parë, pashë se as dyshemeja dhe as shkallët që të ngjisin lart nuk ishin të përfunduara. Madje, shkallët nuk kishin ende as parmakë apo mur mbrojtës anash. Duke u ngjitur për në katin e pestë, ku ndodhej apartamenti i blerë, vura re në mur disa letra me shigjetë që tregonin drejtimin nga duhej të shkoje dhe, poshtë shigjetës, shkruhej: “Dentist XY”-ni.
– Po kjo? – pyeta,- Ka shërbim dentar këtu brenda?
– Jo vetëm shërbim dentar, – ma ktheu kunati, – por, në katin më sipër, tashmë ka hyrë një familje pasi ia kanë përfunduar apartamentin përpara pjesës tjetër të pallatit.
Kur u ngjitëm në katin e tretë pashë 5-6 persona që prisnin radhën pas derës së dentistit në fjalë. Nuk po iu besoja syve. Pyesja veten a ka bashki, inspektoriate lokale e kombëtare ky vend që të kontrollojnë masat e sigurisë gjatë ndërtimeve dhe të mos lejojnë gangsterët e ndërtimit të luajnë me jetët e njerëzve për shkak të etjes së tyre të pashuar për pasurim?. Shqiptarët nuk vuajnë për të bërë pyetje, por ato duan përgjigje.
***
Mentaliteti mesjetar
Një i njohuri im, së bashku me bashkëshorten e tij, më mori në makinë për të më dhënë një drekë në një restorant larg qytetit. Pasi dolëm nga qyteti, na ndaloi policia për kontroll. Duke e ditur se nuk e kishin dokumentacionin në rregull, bashkëshortja e të njohurit tim doli nga makina dhe pashë se po fliste në telefon me dikë. Nuk vonoi shumë dhe ia zgjati telefonin njërit prej policëve. Polici fliste dhe qeshte. Pas pak ia ktheu telefonin asaj dhe i tha se “Kushëriri yt na tha të mos ju gjobisim por një kafe do e pimë nga ju…”. Pasi u nisëm sërish për në destinacion, e pyeta bashkëudhëtaren se çfarë kishte ndodhur pasi nuk po kuptoja.
– Hiç more, asgjë. I telefonova kunatit që është shef qarkullimi rrugor në një rreth dhe ia dhashë policit të flasë me të që të mos na gjobisë. – ma ktheu ajo.
Buzëqeshjet e hidhura po më shoqërojnë ngado që shkoj. Bashkëbiseduesja kishte mbi një orë që përpiqej të na sillte argumente që “vërtetonin” se ne nuk mund të bëjmë shtet. Ajo i kishte sjellë të gjithë “argumentet” por kishte harruar njërin, atë më kryesorin: mentalitetin e demonstruar me veprim që, mjerisht, është ende mentaliteti i mijëra shqiptarëve. Është pikërisht kjo kategori shoqërore që i hedh çdo ditë gurë nën rrota përparimit shoqëror të Shqipërisë. Jetojmë bashkë në shekullin 21, por mendësitë e tyre kanë ngelur aty tek mendësitë e fisit, të katundit a krahinës.
***
Shoferi i taksisë
Ndodhesha afër stacionit të trenit në Tiranë dhe më duhej të isha tek Universiteti Shtetëror për pak minuta. Isha i detyruar të merrja një taksi. Ndalova taksinë e parë dhe sapo hyra brenda i tregova vendmbërritjen.
– Nga vini zotëri?- më pyeti shoferi.
– Nga Fieri, – i thashë.
– Nuk po ju pyes ku keni lindur por ku jetoni? – vazhdoi ai.
– Çfarë doni të thoni me këtë? – e pyeta.
– Jam i sigurt 100% që ju banoni jashtë shtetit.
– Nga e merrni këtë siguri?
– Sepse vura re që ju e vutë rripin e sigurisë sapo hipët në makinë dhe këtë e bëjnë vetëm pasagjerët e mi që jetojnë jashtë, – vazhdoi taksisti, – por ju nuk jeni i detyruar ta vini rripin kur udhëtoni brenda qytetit.
– Jeni i sigurt? Pse, nëse makina jote përplaset tani që ju udhëtoni me 45 kilometër në orë me një tjetër makinë që vjen në drejtimin e kundërt me të njëjtën shpejtësi, nuk paraqet asnjë rrezik për jetët tona?
– Ku di unë, mor jahu! Unë po them çfarë thotë Kodi Rrugor Shqiptar.
– Në rregull. Unë po zbatoj Kodin tim të Sigurisë këtë radhë.
***
Autobusi interurban
Kur lë qendrën e Tiranës dhe merr rrugën për në qytetet e tjera, gjëja e parë që të vret sytë është kaosi urbanistik dhe arkitektura e zbatuar pa kurrfarë njohurish përkatëse. Por, mish-mashi i zhvillimit të biznesit është padyshim një nga treguesit kryesorë të mosfunksionimit të shtetit ligjor gjatë këtij çerekshekulli. Kur po udhëtoja me autobus në rrugën Tiranë-Fushë Krujë pata mundësinë që diku, sapo kalon Kamzën, të numëroj plot 22 mobilieri në njërën anë të rrugës dhe në një gjatësi rruge jo më shumë se një kilometër. Një fenomen të tillë nuk të jepet “shansi” ta shohësh askund në botë.
Autobusi me të cilin po udhëtonim ishte komod dhe me ajër të kondicionuar por udhëtimi me të ishte një ferr i vërtetë. Shoferi e ndalonte autobusin çdo 300-400 metër për të marrë udhëtarë dhe, madje, numri i udhëtarëve që qëndronin në këmbë, ishte gati sa ai i atyre ulur. Kur biletashitësi (fatorinua) erdhi të merrte paratë, e pyeta:
– Ju jeni autobus interurban, apo jo?
– Çfarë thatë? – ma ktheu.
Duke e menduar se nuk e kuptoi fjalën interurban, i thashë: Ju jeni për linjën e udhëtarëve ndërqytetëse apo jo, d.m.th. transportoni udhëtarë nga njëri qytet në tjetrin?
– Po, patjetër që ashtu është, – m’u përgjigj pak nervoz.
– Po mirë, ju lejohet juve të merrni pasagjerë në këmbë? – vazhdova “hetimin” tim.
Ndërsa ai rrudhi krahët dhe s’dinte ç’të thoshte, një udhëtar që rrinte në këmbë afër ndenjëses time m’u hakërrye:
– Ani, çka po të bajmë, a jemë tu t’nëj n’shpin a?
Edhe në këtë rast buzëqeshja e hidhur ma përshkoi fytyrën, por nuk fola.
Udhëtari në ndenjësen pranë meje më tha se ajo që vëreja nuk ishte asgjë, se po të udhëtosh nga Tirana në Athinë do të shohësh se shoferët nuk kanë kurrfarë stacione ndalimi por ndalohen ku duan ata dhe presin udhëtarë për gati një orë, madje futen edhe në rrugë fshati për një udhëtar të vetëm. Udhëtimi zgjat gjithnjë 3-4 orë më shumë se koha normale.
Ndërsa fatorino mori paratë nga ne, u nis të ikte.
– Po biletat ku janë? – e pyeta.
– Biletat?! – u përgjigj ai si i hutuar.
– Po, – vazhdova unë,- sepse mund të dalë ndonjë kontroll rrugës dhe ju gjobit.
Fatorino iku pa dhënë shpjegim dhe pa u dhënë udhëtarëve bileta. Autobusin nuk e kontrolloi askush gjatë gjithë rrugës, megjithëse ndeshëm nja 3-4 lloje kontrollorësh deri në vendmbërritje.
***
Qyteti në kaos
Miqtë e mi, me të cilët udhëtoja drejt Shkodrës, më thanë se kishin nevojë të ndaleshim në Lezhë për nja dy orë. Ashtu bëmë. Takuam disa persona të njohur e, përmes tyre, të panjohur. Përveç të nxehtit të padurueshëm të korrikut na u desh të përballemi edhe me një tjetër “armik” të njeriut. Qyteti ishte i mbushur me pluhur në çdo rrugë dhe nga njëri cep në tjetrin. Retë e pluhurit që ngriheshin nga gomat e makinave dhe nga ajo pak erë që frynte ngjiteshin deri në lartësinë e pallateve më të larta të qytetit.
– Çfarë bëhet këtu? – pyeta i shqetësuar.
Më shpjeguan se, përpara zgjedhjeve lokale, ish- kryetari i bashkisë kishte lëvruar një fond me të cilin ishin hapur të gjitha rrugët e qytetit njëherësh për të futur tubacionet e disa linjave dhe, pasi kanalet ishin mbushur me dhe, rrugët nuk ishin riasfaltuar. Disa jepnin versionin se bashkia e vjetër e kishte bërë këtë për të treguar se po bëjnë punë të mëdha dhe kështu shpresonte të merrte më shumë vota. Ndërsa versioni i dytë ishte se ish-kryetari i bashkisë e kishte përfunduar këtë punë përpara zgjedhjeve dhe kishte “marrë pjesën e vet nga fondet e akorduar”. Kryetari i kishte humbur zgjedhjet por qytetarët po vuanin pasojat.
Pasi mbaruam punë dhe u nisëm për në Shkodër, më thanë se ura kryesore e qytetit ishte në rikonstruktim, prandaj duhej të përdornim urën e vjetër që lidh qytetin me rrugën kryesore Tiranë-Shkodër. Kur vajtëm pranë urës na u desh të prisnim gjatë radhën e kalimit pasi ura ishte me një kalim. Kjo nuk ishte e keqja më e madhe. Në të dy anët e urës nuk kishte asnjë lloj tabele dhe as sinjale me drita që të komandonin radhën e kalimit mbi urë.
Kur i pyeta bashkudhëtarët se si veprohet në këtë rast, m’u përgjigjen se “urës i hip i pari ai që është më i shpejtë dhe më i zoti…”.
Për të qarë dhe për të qeshur.
***
Një polic korrekt
Kur po i afroheshim Tiranës, një polic na tregoi shenjën e ndalimit. E dija se ishim duke udhëtuar pak më shpejt se kufiri i lejuar. I thashë shoferit të mos debatonte dhe t’i kërkonte falje.
Kur ndaluam, pashë se ishin dy policë. Ai që ishte më i ri po merrej me dy persona të tjerë që ndodheshin pranë një kamioni të ndaluar. Tjetri, që i ishte afruar moshës së pensionit, u afrua tek ne, na përshëndeti dhe na pyeti nëse kishim ndonjë problem që po ecnim mbi kufirin e lejuar.
– Jo, – u përgjigj kushuriri im që drejtonte makinën, – nuk e kishim mendjen prandaj, ju keni të drejtë dhe kërkojmë falje.
– Ruani veten tuaj, – na këshilloi polici,- sepse unë do ju jap një gjobë minimale dhe po ua shkruaj tejkalimin e shpejtësisë më të vogël se ç’është realisht sepse dukeni njerëz të edukuar.
Ne e falënderuam. Ndërsa polici po plotësonte fletën e gjobës, njëri nga qytetarët që ishin ndaluar me kamionin, erdhi me një telefon në dorë dhe i kërkoi policit t’i fliste dikujt. Polici e refuzoi “ofertën”.
– Po, foli mer jahu, se ai është një mik i Ramës, – i tha qytetari që dukej qartë që kërkonte të ndikonte policin për të zhbllokuar kamionin.
– Dëgjo zotëri! – ia ktheu polici, – Largohu prej këtu sepse unë nuk jam polic telefonash. Mua s’më ka bërë polic as Rama dhe as Berisha por vetja ime dhe kam 30 vjet që e mbaj këtë vend pune me punën time dhe jo me telefonata. Dëgjove?
Morëm fletën e gjobës sonë, falënderuam punonjësin e rendit dhe vazhduam rrugën për të folur për sjelljen e tij shembullore.
Të gjitha episodet e mësipërme më erdhën ndërmend kur po shikoja nja njëqind hajna që kishin dalë nëpër rrugët e Shkodrës dhe protestonin sepse nuk donin monitorimin e bizneseve të tyre me kasa regjistruese, sepse nuk donin të paguanin detyrimet ligjore si në gjithë botën perëndimore dhe sepse donin shtetin rrumpallë. Anën tragjike të kësaj farse nuk e përbënin ata njerëz pa karakter, por fakti që opozita kryesore politike doli haptas në mbrojtje të tyre dhe, të ekzaltuar deri në marrëzi, deklaruan se “filloi revolta antiqeveritare…”.
Këto dhe qindra episode të tjerë, që ndeshen çdo ditë në rrugët dhe qytetet e Shqipërisë, të përforcojnë bindjen se në çdo kohë dhe në çdo vend mund të ketë politikanë të korruptuar dhe pa moral por të tillë individë mbijetojnë për një kohë të gjatë vetëm në ato vende ku shumica e popullsisë është e sëmurë, është e korruptuar. Nuk janë të korruptuar vetëm ata që ndodhen nëpër administrata shtetërore por edhe ata që presin t’iu zënë vendet për t’i imituar, edhe ata që justifikojnë, përkrahin dhe frymëzojnë të korruptuarit.
E, pavarësisht këtyre, unë kam bindjen se Shqipëria do të bëhet një ditë vend i Evropës së qytetëruar, ndonëse vonë. Do të bëhet jo për inat të të gjithë shqiptarëve por për të mirën e shqiptarëve dhe për të keqen e kategorive të mësipërme shoqërore.
* Claude Bastiat -Teoricien dhe deputet francez i shek. të 19-të

Ah mos Shqiperia hallemadhe, do behesh do behesh, po kur moj e shkrete?!
Shume mire e ke ti o byrazer,por ne kete Shqiperi qe eshte ndertuar keto 25 vjet nuk mund te behet,sepse edhe populli e pelqen korupsinin,shkon te mjeku vizitohesh,te jep receten dhe ti ne vend qe ta flanderosh per sherbimin i fut 1000 lekshin ne xhep,keshtu ndodh me te gjitha sherbimet qe nepunsi ka per detyre te kryej,ne vet i koruptojme.
Ndeshje te tilla gjen plot ne nje shtet qe vetem emrin ka te tille por qe ne fakt nuk funksionon si i tille!C’do gje mund te ndertohet e nderohet ne kete vend por po nuk u be e u ndertua njeriu i shkateruar me mjeshteri halabakesh nga ata qe pasi e çvaten e emertuan kuplara per interesa te ngushta .Eshte tejet e veshtire qe te tilla fenomene jo vetem te mos kene vend por edhe te bien ndesh me shoqerine ku tashme eshte tejet e lodhur e e pa shprese!Po nuk u punua ne kete drejtim gjithçka do te jete e kote e pa shprese,skandaloze paçka optimizmit T’uaj z.Malaj qe Shqipëria do te behet nje dite e lum kush ta gezoje!Shqiperia mund e duhet te behet nje dite anetare e familjes Europiane ,por rruga qe ka zgjedhur eshte mjaft e gjate e raskapitese pasi ajo kerkon te hyje nga dritarja ne kete familje e jo nga dera kryesore.
– Ani, çka po të bajmë, a jemë tu t’nëj n’shpin a?
ahaahhahahahahahhahaahahha
mire qe nuk hengre dajak
Bukur si artikull , kur rri per pak kohe duket dhe “pelqyese” tallavia qe te rrethon
por problematika sociale kaq e mprehte qe fshihet dhe ne keto rreshta eshte nje parathenie e zymte per kedo qe ka dy fije mendt ne koke ….
do behet ????
” un pessimiste fait de ses occasions des difficultes et un optimiste fait de ses difficultes
des occasions ” …po kjo eshte thenie e Truman ,eshte vendi i “yes we can ”
😛
I nderuari zoti Malaj!
Nuk te heq as presjen per gjithcka ke shkruar!
Ju jeni nje IDEALIT i vertete,por keshtu sic eshte KATANDISUR Shqiperia keto 25 vjet KAPITALIZEM,arsyetimet tuaja duken si…UTOPIKE !!!
Shqiperia u be shtet vetem ne sistemin SOCIALIST ME NE KRYE SHQIPTARIN E MADH…ENVER HOXHA!!!
Te gjithe keta qe kane SUNDUAR per 25 vjet,jo vetem nuk kane punuar per Shqiperine,por e kane SHKATERRUAR EDHE TE ARDHMEN E SAJ!!!
As perendimi , kjo EUROPA KURVE ka punuar qe Shqiperia te behet KAVIE EKSPERIMENTALE!!!
A e shikoni se cfare kane bere me SIRINE???
Ja keshtu edhe me ne!!
SHQIPERIA KA MARRE FUND DHE POPULLI SHQIPTAR E KA KUPTUAR KETE,NDAJ PO MERR CDO DITE RRUGET E BOTES!!!
Thomaidha,
Po ta kishte bere nje gje te tille Viktor Malaj ne kohen e enverit ne tentative per te sjelle ca “kulture oksidentale” a e merr me mend se ku do te perfundonte???
Prandaj atij 25 vjecarit shtoji edhe nja 45 vjet te tjera sepse kafsheria e tanishme eshte rezultat i asaj qe u mbodh nen diktature.
O kelyshi serb “info analitike”!!
Me SOCIALIZMIN nuk ke pune,se ai e mbylli LAVDINE e tij!
Jy kelyshet e KAPITALIZMIT na rrefeni se cfare …..LUMTURIE i keni sjelle shumices se popullit ne krahasim jo vetem me SOCIALIZMIN,por sidomos me Europen ku mashtruat se do e conit Shqiperine!
25 vjet eshte GJYSMA E JETES ME AKTIVE E NJE NJERIU dhe ju per 25 vjet jo vetem nuk keni NDERTUAR,por edhe ate qe ishte e NDERTUAR,E MIRE ne SOCIALIZEM,ju e SHKATERRUAT!!!
Fillo po munde te besh nje krahasim se kur ka qene me mire ARSIMI,SHENDETESIA,BUJQESIA,INDUSTRIA,DREJTESIA,USHTRIA,SIGURIA E JETES,DINJITETI NJEREZOR,DROGA,PROSTITUCIONI,GJAKMARRJA,MINIERAT,BONIFIKIMI,PORTET E AEROPORTET,MJEDISI,PAPOUNESIA,INSTITUTET SHKENCORE TE AKADEMISE,KORRUPSIONI,VJEDHJET E PRONES DHE PASURISE KOMBETARE dhe sidomos…….KOMUNIKIMIN ZYRTAR RE POLITIKANEVE!!!
A ka KAFSHE ne bote qe gjen nje KAFSHE te tille si Sali Berisha qe ne fjalorin e tij BASTARD nuk ka te dyte ne SHEKUJ ne te gjithe boten???
Pse me keta SOJ kasfshesh pretendoni ju,kkelyshe te KAPITALIT te mateni me BURRIN ME TE MADSH TE KOMBIT SHQIPTAR ENVER HOXHEN????
Kur fliste ENVER HOXHA mbanin shenim qe nga Regani,Niksoni,Hrushovi e Mao Ce Duni,pa llogaritur keta LAMASHET fqinje!!
Nuk ke faj ti “info…” se je lindur e rritur ne INTERNIME dhe aq TRU ke sa di vetem te shash!!!
Provoni e beni nje referendum popullor se kur jetonin me mire shqiptaret:NE SOCIALIZEM apo ne KAPITALIZEM dhe do te shohesh habine tende me te madhe:MBI 60-70% e popullit do votojne kunder jush:NE KOHEN E ENVERIT KISHTE SHTET,DREJTESI,QETESI,KULTURE,ARSIM,SHENDETESI,DINJITET NJEREZOR,NUK E KISHIM DEGJUAR FJALEN “STRES” KURRE dhe njerezit e donin e respektonin njeri tjetrin si vellezer e motra!!
Kujto NDEDRTIMET E SHTEPIVE NE DIBER E LIBRAZHD qe i prishi termeti ne dhjetor 1967 dhe per 2 muaj ,ne mes te bores njerezsit hyne ne shtepite e reja!
Vete ENVER HOXHA i vizitoi ne Diber e Librazhd!
Mbi te gjitha kujtoni termetin e prillit 1979 ne Shkoder qe mbeten pa shtepi 100 mije banore dhe u ngrit e tere Shqiperia dhe per 5 muaj ndertruan VILAT me gjithe mobiljet FALAS nga shteti shqiptar!!!
Ishte pikerisht ajo zone qe krimineli Sali Berisha e permbyti 4 here dhe nuk u dha ASNJE QINDARKE DEMSHPERBLIM!!!
Ne SOCIALIZEM kishte LAGJA te drejte te jepte SHTEPI E PUNE,por sot kete te drejhte nuk e ka as QEVERIA!!!
Keshtu behen krahasimet,o KERMA “info…” e jo me ULURIMA si qen i terbuar!
Por ti je ANTI SHQIPTAR I URRYER ndaj nuk presim qe ta nderosh SOCIALIZMIN DHE ENVER HOXHEN!!!
Bej DJALE me allatet e tua,o “info…” e jo me allatet e botes se te dalin femijet …DOBICE!!!
Lol. Paske nje vizion te crregulluar per diktaturen. Djali diktatura s’linte qe ti te sillje muzike te huaja, te hardalliseshe, te vishje minifund si francezkat, por per rregullin e “kopjonte”nga Perendimi, e ne disa raste ja kalonte, qe c’ke me te. Psh, s’ishte me edukate te peshtyje ne toke dhe peshtyje ne shami,as Perendimi s’eshte kaq strikt.Edhe po ta them pa patur ndonje nostalgji apo simpati per komunzmin, por kam vene re qe fatkeqesia jone eshte qe s’dime ti diskutojme gjerat si duhet po i marrim si kallep.
I nderuari zoti Malaj!
Nuk te heq as presjen per gjithcka ke shkruar!
Ju jeni nje IDEALIST i vertete,por keshtu sic eshte KATANDISUR Shqiperia keto 25 vjet KAPITALIZEM,arsyetimet tuaja duken si…UTOPIKE !!!
Shqiperia u be shtet vetem ne sistemin SOCIALIST ME NE KRYE SHQIPTARIN E MADH…ENVER HOXHA!!!
Te gjithe keta qe kane SUNDUAR per 25 vjet,jo vetem nuk kane punuar per Shqiperine,por e kane SHKATERRUAR EDHE TE ARDHMEN E SAJ!!!
As perendimi e as EUROPA KURVE nuk ka punuar qe Shqiperia te mos behet KAVIE EKSPERIMENTALE!!!
A e shikoni se cfare kane bere me SIRINE???
Ja keshtu edhe me ne!!
SHQIPERIA KA MARRE FUND DHE POPULLI SHQIPTAR E KA KUPTUAR KETE,NDAJ PO MERR CDO DITE RRUGET E BOTES!!!
Gjykatesi D me auditin P.
besoj se duhet mbajtur gjate ne panel, se jane pjeseza reale te jetes shqiptare. Te tere kujtojne se perfitojne duke shfrytezuar keto marifetet e vogla duke varferuar realisht prespektiven e te gjitheve.Pergezime autorit Viktor Malaj dhe stafit te gazetes per botimin.Por kam nje te vogel, se dikur kam shkruar dicka ku permendja kete aksin rrugor pasi le Kamzen dhe te sheh syri per km te tera vetem mobileri.Jo 22, jane rreth 40-45, njera Gjyshi e tjetra Populli, njeren femijet e mi e identifikuan me jashteqitjen sepse C e shqipes e lexonin per K.Nje benzinate kishte brenda supermarket dhe farmaci bujqesore-blegtorale,po ngrinte katin siper, une hamendesova se shtesa fare mire mund te behej spital Amerikan, se ishte nje panel i madh qe reklamonte spitalin Amerikan. flmvz.Malaj