Vargje të nënshkruara,
Pisha Flamur
Rri dhe mendohem
çfarë të shkruaj sot
se gazeta juaj
faqet i ka plot.
Ç`na dëgjojnë veshët
ç`na shikojnë sytë
gjithë hajdutëria
po mbron sot Salinë
Harron faqe ziu
sa ka bërë të tjera
zullumet e tija
shumë qelben era.
Qeshin e zgërdhihen
ca bashibuzukë
se miliona Euro
me magji u zhdukën.
Pse nuk hapet dheu
edhe t`u përpijë
Salën e Ridvanin
me gjithë lukuni.

Keto vargje as te revista e yllkave nuk ja vlen te botohen. Keqardhje e madhe per gazeten dita sa poshte ka rene.vetem e vetem te mbushi faqet me servilizma nga jugu.