Nga Sali Berisha
Që nga viti ’92 e gjer më sot, para çdo fitoreje elektorale, unë kam pasur fatin e madh të jem në Vatikan e të takohem me Atin e Shenjtë, nga Papa Gjon Pali II tek Papa Francesko I, çka është në mënyrë të pamohueshme një bekim hyjnor për fitoren e ardhshme, për të mos thënë që edhe qielli vegoi. Por, të ecim të sigurt drejt 23 qershorit, drejt fitores së bekuar nga Ati i Shenjtë… Papa Francesko I dha meshën e tij madhështore, e ndjekur mbi 1 milionë besimtarë të ardhur nga mbarë bota dhe shumë prej tyre nga Shqipëria, në prani të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të 130 vendeve. Ishte vërtet një ceremoni shumë madhështore e mbresëlënëse. Papa Francesko I ka zgjedhur të jetë Papa i dhembshurisë njerëzore, i përkujdesjes për ata që janë në nevojë e të varfër. Pata rastin ti shtrëngoj dorën shumë miqësisht dhe t’i uroj sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor në udhëheqje të Kishës Katolike botërore, por edhe ta ftoj të vijë në Shqipëri si një mik i madh e i shquar i popullit shqiptar…
Foto shoqëruese: Familja Berisha në Vatikan në 25 prill 1993 (Foto e arkivës së agjensisë CORBIS)
Rama (pa koment) për Berishën në Vatikan:
Ky garip pa caqe që lëshon dokrra hini po shkon drejt humbjes së ekuilibrit mendor
Nga Edi Rama
Edhe qielli vegoi kur i dha dorën Ati i Shenjtë, sipas Saliut. I cili e quajti duarshtrëngimin protokollar me Papa Françeskun, një bekim për fitoren e Partisë Demokratike në 23 qershor. Nëse këto dokrra hini, siç i quante Fishta lajthitje të kësaj shkalle, do t’i nxirrte goje kryeministri francez apo kancelarja gjermane, do ta kishin fort të zorshme të përballonin shastisjen e opinionit publik. Revoltën e kishës e të besimtarëve. Gajasjen e botës. Por në Shqipëri ndodh ndryshe. Sepse një pjesë e njerëzve mjaftohen me bindjen se ky kryeministër është i marrë. Kurse një pjesë tjetër argëtohen si fansa të këtij garipi pa caqe, që flet mbarë e mbrapsht në publik dhe s’e ka për turp të tregojë para kamerave se si këmben mendime natën me Zotin apo se si ndan me Atin e Shenjtë objektivat e Partisë Demokratike.
S’ka dyshim që keqqeverisja e Saliut i ka bërë dëme të rënda rendit ligjor, ekonomik e social. Politika e tij që qëllim të vetëm ka pushtetin dhe për këtë qëllim justifikon çdo mjet, ka shkatërruar institucionet dhe rrënuar shtetin në tërësi. Por dëmin më të rëndë dhe afatgjatë besoj, Saliu ia ka bërë mjedisit të komunikimit mes njerëzve. Ka dëmtuar thellë themelet e sistemit të komunikimit. Ka deformuar normat tradicionale të edukatës në komunikim. Ka legjitimuar gënjeshtrën si mjet që mund të përdoret pa asnjë gajle gjatë komunikimit. Ka lartësuar dhunën verbale, shpifjen e sharjen, si instrument të imponimit apo ngjitjes në karrierë. Ka ushqyer urrejtjen mes njerëzve përmes derdhjes si zift të një doze të përditshme mllefi mbi shoqërinë.
Dhe ndoshta më e keqja në këtë të keqe, ka institucionalizuar talljen me popullin si shprehje të një deliri madhështie që historia e regjimeve jodemokratike tregon se kur mbërrin kulme të tilla, sinjalizon përveçse mungesë të plotë respekti për të tjerët edhe humbje të ekuilibrit mendor. Gjë që vihet re qartë dhe sot, në dokrrat e nxjerra prej kryeministrit shqiptar mu në oborrin e Selisë së Shenjtë.
Kapelja e Jozefinës
Deklarata e Berishës se Papa e bekoi për fitoren e 23 qershorit dhe se qielli vegoi kur Berisha i Shqipërisë i shtrëngoi dorën Papës, po komentohet gjerësisht në forumet shqip online; shumë e kanë marrë lehtshëm dhe tallen, të tjerë ndihen të irrituar.
“Shqiptarët po binden gjithnjë e më shumë se kryeministri i tyre nuk është një njeri normal, ai është një shmangie nga norma sociale. Mirëpo, tani ne shqiptarët e kemi ngrënë turpin me bukë dhe sa herë që jemi në kontakt me të huajt duhet të ulim kokën kur na përmendin hyneret dhe marritë e kryeministrit tonë…- tha mbrëmë publicisti i njohur Ilir Yzeiri dhe më pas merret edhe me kapelen e çuditshme që mban në kokë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.
Shkruan Yzeiri: “Kjo ceremoni madhështore, siç është përurimi i Papës, është një rast hijerëndë reflektimi dhe një ngjarje e përzishme gjithashtu. Papa është pasues i Shën Pjetrit, i atij që do të zëvendësonte Zotin në tokë. Dhe ky rast i mbledh gjithë besimtarët bashkë që të kujtojnë sakrificat e mëdha të Zotit për të shpëtuar njeriun si dhe për të kujtuar flijimin e Zotit, gjithashtu. Ndaj gratë hedhin në kokë një sharp të zi, ndërsa Jozefina jonë, një shmangie tjetër sociale, vë në kokë një kapele nga ato të modës së fundit dhe ngjan si gagarele në atë mjedis ku gruaja më e fuqishme e globit, zonja Merkel, është veshur më shumë sesa thjesht. Mirëpo kjo është punë të marrësh dhe punë katundarësh gjithashtu….”
Të gjithë shikojnë Papën, Berisha shikon Merkelin
Në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Papa Franceskut, fotografi ka fiksuar një çast të papërsëritshëm. Të gjithë të ftuarit e rëndësishëm të botës janë duke vështruar Papën i cili po flet, ndërsa vetëm një njeri shikon në krahun e kundërt. Ai është Sali Berisha.
Vështrimi i tij është ngulur mbi kancelaren gjermane Angela Merkel, me shpresë se ajo mund t’i hedhë sytë dhe ai ta paraqesë këtu si takim zyrtar. Edhe Jozefina me burrin janë duke parë në drejtim të kundërt me Berishën. Sipas fotografit në vendngjarje, kjo e fundit ka bërë rolin e bodigardes, duke i hapur rrugën Berishës që t’i jepte dorën Merkelit. Duket që Berisha ishte ateisti i vetëm në atë ceremoni. Ai është i qartë. Zoti për të është një foto me Merkelin dhe jo ceremonia e Papës.

Per kapelen shih sot ne coriere ela sera presidenten e argjentines.Per koken e ketheyer te Berishe s shih koken e kethyer te Merkelit etj
Topalli eshte Bije dhe Zonje e nje qyteti me tradita kulture dhe dije te madhe si Shkodra.Eshte bije e nje Dere(familje) te Madhe e martuar ne nje Dere te Madhe.Shkodra kishte para 1912 aq konsuj sa nuk i kishte asnje qytet tjeter ne Shqipri sepse te huajt faktikisht e quanin ne heshtje Kryeqenderen e vendit.Fjalet Mirese te gjeje Zonje Mirsevjen Zotri ishin tradite shume shume e hershme deri qe me dhune i zevensuam me shok e shoqe.Kur nje Zonje shkonte me burrin per vizite ne nje familje tjeter ne Shkoder i Zoti Shtepise i mbate pallton kur e veshte dhe e ndihmonte kur e hiqte.Kjo ishte kultura Europiane .Por mos u cuditni se komunistet e sotem jane bijte cobanve te dhive dje aq marrin vesh.Ata Gunen dhe Krraben e Dhive njohin .
Te huajt kane thene per Topallin;Nje Bukuri Latine me Sharmin Ballkanik.
Topalli eshte nderi i Shkodres dhe Shqiperise
Per shikimin e Berishes dhe Merkelit eshte llogjika e smure e komunisteve qe e perflasin.
Por pse Berisha Topalli dhe Merkel u vendosen ne nje vend afer.Pra ne Mezen e Vendit.Kjo eshte inati i komunisteve qe flasin si grate e keqija.Po kete Ramen si nuk e ftuen? A nuk e dine se Rama e ka shpalle veten kryeminister tash tri vjet.
O kelmendas, o bythelepires i Saliut dhe Xhozit.
Ne Korcaret kemi nje kenge:…se bukurija shkon edhe vjen,por zemra kure s’te genjen…E pra, kjo “bukurania” Shkodrane, i ka zhgenjyer zemrat Shqiptare me sjelljet e saj idiote kudo,vecanerisht ne Parlament dhe ne intervistat e saj.Ajo, ne to, nuk ka treguar asgje nga ajo kulture e nderuar e Shkodres dhe e ketyre familjeve te nderuara te saj, te cilat i permend ti.Ajo, nuk eshte gje tjeter,vecse nje megafon skandaloz i brockullave dhe krimeve te Berishes.Me vjen mire, per ate qe thua per Ata qe merrnin vesh vetem nga Guna dhe Dhite.E nje i tille, eshte i adhuruari i Xhozit dhe tendi,ruajtesi i keckave te Vicidolit Sali Berisha,gomari qe udheheq PD-ne dhe fatkeqesisht kryekrimineli i Shqiperise.