Vargje të nënshkruara
P.Brati, Vlorë
Rritu bir i nënës,
se të pret vatani,
bëhu pijetar,
si Arben Ristani!
Bëhu deputuc,
mos të dhëmbi koka,
edhe orator,
si Edi Paloka!
Rritu dita-ditës,
se jeta s’është lodër,
bëhu një ministër,
si Halimk’e Vogël!
Rritu bir i nënës,
bëhu më i miri,
bëhu trim mbi trima,
si ç’është Strazimiri!
Rritu edhe bëhu,
si Bujar Nishani,
po mos filmo veten,
si ç’ka bërë Dritani!
Rritu bir i nënës,
bëhu shpirt njeriu,
si ç’është Jozefina,
dhe xhaxhi Saliu!
Rritu bir i nënës,
mes këtij gjirizi,
rritu edhe bëhu,
si Shpëtim Idrizi!
Rritu dita-ditës,
se të pret vatani,
bëhu gjeneral,
si Arben Imani!
Rritu edhe mbro,
çdo lloj istikami,
bëhu një besnik,
si Kaço Islami!
Rritu bir i nënës,
prush si vetëtima,
dhe bëhu “ndërmjetës”,
si ai Kokëdhima!
Rritu dita-ditës,
me nder me fat,
ngrysu socialist,
gdhiu demokrat!
Rritu bir i nënës,
se të është shkruar,
të bëhesh si Ndoka,
filozof i shquar!
Rritu dita-ditës,
bëhu sa një lis,
po të thanë legen,
mos u sëkëlldis!
Mos u sëkëlldis,
biri im-pëllumb,
se këtu-legena,
ne kemi pa fund!
