Ndoshta si asnjëherë tjetër, shqiptarët do të jenë përballë një ngjarjeje që, aq sa është e rëndësishme ne fushën e sportit, aq ka marrë një rëndësi të dorës së parë edhe në tema të tjera shumë më të rëndësishme, të cilat dalin jashtë përmasave të zakonshme të një ndeshje sporti.
Është më se e vërtetë se më në fund kemi para vetes një ndër rastet e para të pjesëmarrjes në një eveniment të pazakontë të botës, nga ana tjetër kemi rastin të krijojmë në këtë fushë të ashpër ballkanike, ku mëritë e politikës jane ende të ashpërsuara. Sidoqoftë asnjë ngjarje e tillë nuk është pritur me kaq padurim, shpresë, ankth dhe përgjegjësi, në të katër anët e kufijve. Për më tepër gjërat, jo nga faji ynë dolën jashtë kornizës së sportit dhe u bënë politike, aq sa tashmë nuk mund të perceptohen jashtë saj.
Ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi, po e risjell fokusin ndërkombëtar në Ballkan, konkretisht te shqiptarët.
Sytë e botës jo vetëm futbollistike, atë ditë janë në Elbasan. Gjërat rrodhën në këtë mënyrë dhe tashmë ne mund t’u japim atyre drejtimin e ri, pra mund të përcjellim mesazhin e respektit, edhe kur na dhemb, të qetësisë, edhe pse mund të jemi përballë provokimeve, qoftë të ardhura nga shteti fqinj apo të porositura prej tyre, qoftë nga një ndjenjë nacionaliste e verbër, e cila nuk na bën nder e nuk na lartëson.
Ata, që prej vitesh e njohin politikën fqinjësore të kundërshtarit tonë të futbollit e dinë krejt mirë se perceptimi i tyre nuk do të jetë thjesht futbolli. Në disa deklarata të sportistëve serbë janë dhënë sinjale se ata këtë ndeshje e përceptojnë si luftë dhe, ku ta dish, shenjat që mund të japin do të mundin të acarojnë shpirtat e trazuar. Nderi ynë, jo vetëm i atyre që janë në shkallët e stadiumit, por edhe të lojtarëve tanë, disa nga të cilët janë pjesë e shqiptarëve etnikë të Kosovës, është që të mos jenë pjesë e lojës që mund të rëndojë mbi shpirtin e durimin e tyre. Shqipëria dhe Kosova pret prej tyre fitoren e duhur, jo vetëm në fushë, por edhe në dinjitetin e tyre, si sportistë, si qytetarë dhe si shqiptarë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër për të pasur një shans për fitore të dyfishtë, në fushë e jshtë saj.
Jam i bindur se presioni mbi njerëzit në shkallët e stadiumit do të jetë i madh; do të shfaqen provokime; e di fare mirë se është e vështirë te nderosh hymnin e një shteti që deri para disa vitesh ka patur në nje pjesë të rëndësishme të kombit makinerinë e saj vrastare, nga e cila janë vrarë edhe disa pjestarë të familjes sime; bëj pjesë në ato njerëz që mendojnë se një ndeshje futbolli, duke qenë e tillë, në këtë rast është më shumë se kaq, dhe ajo që ndodhi në Beograd nuk duhet të përsëritet në Elbasan.
8 qershori do të duhej të ishte një ditë e zakonshme e një ndeshje futbolli, ku dy ekipe, aq më tepër fqinj të njëri tjetrit, nuk do të ndanin kufijtë mes vetes, por thjeshtë e natyrshëm, si ndodh në raste të tilla, do të mbyllnin një cikël të parë të një kampionati evropian, i cili, kësaj here kishte në vete edhe ngjarjen e njohur në stadiumin e Beogradit.
Do të risjellin shqiptarët po atë shembull në stadiumin e qytetit të Elbasanit, do të dërgojnë mesazhin e një populli të civilizuar, çka, në fund të fundit, është edhe synimi i të gjithëve, apo do të kemi, si një përballje e keqe një shfaqje të dorës së dytë nga ajo që ultrasit beogradas dhanë një vit më parë?
Fakti që disa nga sportistët e ekipit kombëtar janë të lindur dhë të rritur jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, ku edhe dhimbja ka qenë më e madhe, kanë rastin të dëshmojnë se ngrihen mbi dhimbjen, hedhin poshtë provokimet e qëllimshme, dhe nuk bëjnë si vagabondët e rrugëve të një shteti tjetër: jam i bindur dhe u bëj thirrje që të mos nëpërkëmbin simbolet e një shteti tjetër, megjithëse prej tyre kemi pasur aq shumë dihmbje.
Fakti që më se gjysma e ekipit kombëtar vjen nga trojet shqptare të Kosovës është ogur i mirë për gjëra më të mëdha në të ardhmen, por kjo nuk i thotë asgjë, ose thuajse asgjë Federatës Shqiptare të Futbollit. Si përfaqësues i qeverisë së Kosovës në Tiranë, me këtë cilësi, i kam kërkuar 60 bileta, në vende të ndryshme, aspak të privilegjuara, për institucionet kryesore të Kosovës, presidencë, Kuvend, Qeveri, por , në fakt nuk na janë përgjegjur në asnjë drejtim, gjë që nuk u bën nder drejtuesve të saj.
Është rasti historik që ta ridëshmojmë veten, si komb, se nuk jemi si të tjerët, se ne jemi ndryshe përballë të gjithë ballkanasve të tjerë. Civilizimi do të testohet (do të dëshmohet) pikërisht më 8 tetor, kur në Elbasan Arena nuk do të luhet vetëm një ndeshje futbolli.
Suksese kuq e zi! Suksese shqiptarëve drejt Evropës, atë ditë kur nuk është në pyetje veç kualifikimi në Kampionatin Evropian 2016, që e duam aq shumë dhe që e presim me plot bindje, por edhe testini shumë kualifikimeve tona, si komb, në arenën ndërkombëtare.
*Autori është i Ngarkuar me Punë i Republikës së Kosovës në Tiranë

na lodhet me kete ndeshjen…fitorja me e madhe do te jete qe per te vetmen here ti tregojme botes se jemi komb me i evropianizuar se serbia…edhe po fituam nuk do jemi me te forte ushtarakisht e ekonomikisht se serbet…po treguam qytetari do permisojme imazhin tone dhe do te forcohemi “disi” politikisht…po ta harroni se do i prishim evropes plake dashurine e vjeter per serbet(ky eshte objektiv shume afatgjate)…maksimumi do rrisim joshjen tone…
Ladrovci shqipkar I kulluar
Edhe une ndjehem i lodhur nga kjo ndeshje. ma kane shpifur keta patriotet e stadiumit. Vrit, prit, shkaterro, vidh, ndyej ngado, mos respekto kerrkend dhe uluri ne stadium “Oh sa mire me ken shkyptar”. Eshte nje ndeshje sporti dhe asgje me shume. Edhe sikur te fitojme, edhe sikur te humbasim, pak gje ndryshon. Por lerini keto patriotizma folklorike dhe kenge majekrehi. Me Serbine nuk duhet te matemi aq shume ne sport sesa ne fusha te tjera qe jane 1000 here me te rendesishme: si psh ne aftesine shtetndertuese, ne ekonomi, ne shkence, ne kulture, ne nivel jetese, qyteterie etj etj.
Personalisht kam vendosur mos ta shoh kete ndeshje aq shume ma kane shpifur ata gjasme patriote katundi. Te perpiqemi se pari te bejme nje shtet per se mbari, te rimekembim imazhin e shqiptarit sot ne bote – keto jane me rendesi. Jo nje ndeshje futbolli.
I keni dhen kaq dimensione nje ndeshjeje futbolli sa me te vertet esht ber e lodheshme deri ne neveri !! Si gjithmon jan mediat ato qe ngrehin situata, trarnsformojn realitetin,peshen,ngjyren dhe te shohim te bardhen per te zez!!! Cjan kto nderzime per nje ndeshje futbolli or delenxhij gazetar ! I stresoni lojtaret pa hyr ne fush akoma ! Po sikur te humbim ,se top i rumbullaket esht, cfar do thoni pastaj ! Shkon nje i cmendur e jep veturen per nje bilet e me vrap ta nxirni ne lajm te madh !! Po mjaft or kapsolla mjaft ! Mos mbillni sherr per nje ndeshje se sot me shum se kurr na duhet paqe e mirkuptim !! Nuk shikoni se kujt i coni uj ne mulli flakes qe doni te ndizet ne nje stadium ! Tregoni kultur e jo kafsheri ………..