Ku ndodhet mali i Polisit?

redaktor

I nderuar lexues! Mali i Polisit ndodhet në rrethin e Librazhdit, me lartësi 1974 m (Faqja e Madhe). Është i ndërtuar kryesisht nga gëlqerorë dhe pjesërisht nga shkëmbinj ultrabazikë. Ka formën e një kubeje me shpate të thepisura. Pjesa e sipërme përbëhet nga forma të relievit akullnajor e karstik (kreshta, lugje, cirqe, gropa, hinka etj.). Në anët e tij dalin burime të shumta që ushqejnë lumin Shkumbin. Është i veshur me pyje dushku dhe ahu, kurse në lartësi ka kullota verore alpine. Mali i Polisit dallohet për bimësinë endemike.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *