Emisioni Express Rozë këtë javë ka qenë në Tiranë ku ka pyetur qytetarët në rubrikën Vox se sa e kuptojnë ata dialektin që flasin kosovarët.
Përgjigjet e tiranasve ishin interesante, disa shpehen se e kuptojnë dialektin kosovar.
Disa theksojnë se nuk u kuptojnë asnjë fjalë. Njëra madje nuk kuptonte fjalën ‘gulash’. Ndiqni videon.

Flasim te njeten gjuhe me ndryshime thjesht dialektore. Si psh kur takohet nje korçar me nje lezhjan. Asgje me shume. Me kosovare kam qendruar shume. Ata kane nje theks disi te rende per veshet tane, por shumica e tyre flasin nje shqipe korrekte. Madje puriste. Psh ne themi dyqan, ata thone shitore, Ne themi xhakete, ata thone seter. Vetem fjala berllok me ka habitur tek ata. Me duket se ka qene e vetmja fjale qe nuk kam kuptuar. Po e perseris. Per mua ndryshon theksi, por jo gjuha. Madje ka disa kosovare qe e flasin shqipen shume me bukur se ne te Shqiperise. Dhe une nuk jam nga “Veriu”.
berllok do te thote plehra,Psh e gjujta kesen ne kanden e berllokut pra e hodha qesken ne kazanin e plehrave