Thjesht kam shteruar!
Krijimi e ka një limit,
Më ndodhi ajo që s’mendoja,
Që ja do më vinte një ditë,
E pikërisht un’ do shteroja!!
Një fans më shkroi pa të keq,
Kur isha në skaje mërzie,
(atë që mendoja-për dreq):
“Je bërë një uzinë poezie” (!)
Dhe nuk po më vjen hiç çudi,
Ky ësht’ një mesazh i vërtetë,
Sa unë nuk ka shkruar njeri,
Prej që kur u lind ky planet!
Nuk them që çdo gjë është shkruar,
Se temat janë krejt infinit,
Po unë me plot gjas’ kam shteruar,
Se s’mbajta për ujërat një pritë!
Kur vetes i dhashë kaq ngarkesë,
Voltazhin e madh s’e durova,
Nuk ka rëndësi kur do vdes,
I vdekur do jem po nuk shkrova!
Kur veten për turp e përdora,
E vrava tek unë një poet,
Dhe shkrova për kurva e horra,
U mbyta në vulg për ibret!
E shtrydha un’ veten pareshtur,
Të mbaja nivel maksimal,
Ndaj ora tashmë më ka heshtur,
Akrepi i saj sot u ndal!
Po un’ nuk i them: Pse ke heshtur,
E dot s’e qortoj: Pse u ndale,
Dhjetë vite unë shkrova pareshtur,
Një tip marrëzie gjeniale!
Unë zemrën e kam veç tek lirat,
Muzikë për parajsë e xhenet,
Po ja që s’më lënë qelbësirat,
Të jem veç për lirat poet…
Përdit’ mund të hapësh një gropë,
Të mbjellësh një fik a ulli,
Të bësh edhe qumësht si lopë,
Por jo, s’mund të bësh poezi!
Ju thjesht më lexuat përditë,
S’menduat një çast për krijusin,
Se vjershat një ditë si hordhitë,
Në tru do t’ia vinin tutjusin!
E drynin e mbyllën vërtet,
Po çelsin ma lanë si kujtim,
Provo i thashë vetes-lanet,
Dhe hape sërish atë dryn!
E hapa unë drynin e dyllur,
O Zot, sa i ftohtë e i zi,
Por pashë pas derës së mbyllur,
Si lindnin njëmijë poezi!
Më ndriti prap drita te balli,
Më ndriti dhe shpirti nga muza,
O Zot, më shpëtove nga halli,
Se vetëm një çast qe pauza!
E temat gjallojnë prap’ në tru,
Dhe kam ende un’ pak talent,
Ndaj miq, do më kini këtu,
Dhjetë vite të tjera prezent!!
S’ia bëj dot me hile Doktorit,
Se tok bëm’ një rrug’ kaq të gjat’,
Dhe ishte në radhë të humorit,
Çdo varg që u shkrua më lart!
Për sugjerime dhe reagime
autorit: 0689073736

I madh je Arben Duka!
Te duam shume dhe pac nje jete te gezuar ! Vepra e jote eshte me flori e praruar
AJO do ndricoje rrugen e rinise shqiptare te keqtrajtuar
dhe Dielli do lind ne SHQIPERI i ndricuar!
Me ngriu gjaku. U trondita shume, se u besova vargjeve te para. Sa keq qe nuk e kuptova mesazhin menjehere dhe sa mire qe ne fund e kuptova. Pa komplimente te teperta, jeni bere ushqim i perditshem. S’e mendoj diten pa poezine tuaj, cilado qofte ajo ne tematike.
TALENTI YT ESHTE I PA SHTESHEM ARBEN DUKA,MADJE DISA STROFA JANE BERE SI BARSALETA QE TREGOHEN CDO DITE.SHUMEKUSH MUNDOHET TE NDRYSHOJE NDONJE EMER ,POR VLERA E STROFAVE MBETEN VETEM ASHTU SI I KE GATUAR .JAME I BINDUR NE SE NESER DO JETE DIKUSH TJETER NE DREJTIM DHE SA DO PAK TE SHTREMBEROJ VITHET PER KORRUPSION JAME I BINDUR QE ARBEN DUKA DO JA KENDOJE KULLEVALLAHUN
ELAMI
Te shkruash poezi duhet te jesh lanet!Te besh poezi si Arbeni duhet te jesh i vertet…….Je poet i madh i kombit shqipetar,te urojme jete produktivitet.Te faleminderit
Jetgjatësija krijuse nuk është e barabartë me jetgjetasëninë qëvërrisëse , që është ë vjedhur dhe arrogante . Krijusi është paqësor edhe kur bën thirrje për revoltë . Krijusi nuk bën kontranta dhe as vjedh kambjale . Krijusi është vetvetja dhe nga vetvetja merr urdhra , por krijusi është njeri dhe ka nevojë për prehje , për palestër , siç i thonë sot . Shkencërisht është vërtetuar se jetgjatësija e trurit lidhet me kohën , që është në funksion . Të mëndosh është gjimnastikë , por jo në një linjë monotone . Unë të këshilloj të ndërrosh shinat . Shkruaj pak , avash dhe mba dosje , për t’u kthyer përsëri tek buka e vjetër , që tyj të është bërë natyra e dytë . Vijo linjën me wkendet e domosdoshme të krijimtarisë . Pushimet aktive rigjenerojnë qelizat nervore .Nuk ka rëndësi në se më kupton , mjafton të veprosh , siç të këshilloj pa mëdyshje . Illo
Kur do t’i botosh poezite e tua politike ne nje liber?!Po na detyron t’i lexojme pike pike te “Dita” sot, si te “Shekulli” dje. Po ndonje faqe ne internet a ke? Dhe as te mos te shkoje neper mend qe te humbasesh vrullin apo “muzen”. Te pakten deri sa te shporret Doktor Mortja qe ka pushtuar Shqiperine. Pastaj merru me lirike dhe erotike po deshe. Deri atehere ne vijen e pare te frontit. Se me duket se ti je edhe me i vlefshem se Edi Rama.
Ju thjesht më lexuat përditë,
S’menduat një çast për krijusin,
E ke gabim z.Arben neve te lexojme cdo dite dhe ne cdo vend ku shkruhet :Vargje nga Arben Duka dhe per kete mos te te zere meraku
Neve na merzit me shume realiteti qe pasqyroht ne ato vargje qe kane te bejne direkt me ne ….Popullin e merzitur dhe te pashprese
Te Faleminderit dhe te jap fjalen se do te te lexoj edhe 10 vjetet e tjera deri ne rinovim te vazhdimesise
Suksese Mik
Pershendetje Poet,
Edhe une u merzita shume kur lexova strofat e para.
Sigurisht, ti Arben shkruaj aq sa te mos ndjesh lodhje.
Natyrisht emocioni eshte nje shoqerues i pandare i Poetit te vertete.
Kur ti arrin te emocionosh te tjeret, merret me mend se sa emocionohesh dhe e perjeton vet Poezine!
Ju , i nderuar Poet, keni korrur nje sukses te jashtzakonshem me vepren tuaj , sidomos keto 20 vjet.
Une do te thosha se NE SE DO TE MESOSH HISTORINE E KETIJ ÇEREK SHEKULLI DRAMATIK TE SHOQERISE SHQIPTARE, MERR DHE LEXO POEZIT E TUA…
Ju i keni bere nje sherbim shume te madh vet kultures shqiptare , nepermjet artit te Fjales poetike!
Te uroj sukses, shkruaj vetem per Hoby, sepse tashme ti ke arritur ne majat e pjekurise tende poetike!
Nje detaj i vogel qe mund te sherbej: Barbari yne,lexova sot, ka zbuluar nje “metode”te re per te vene rregull ne Shqiperi… T r e d h j e n !
Ka marre vendim te tredh pedofilet!…
Ka marre vendim Qeveria te tredhe qent rrugaç!…
Thuaj po deshe qe ky Psikopat paranojak, nuk i pikon Tavani nga te gjitha anet!…
I ka mbetur te merret me qent e rrugeve, se nuk merren dot njesit bashkiake me to!…
A thuaj se i ka vene ne vije te gjitha punet e tjera te Qeverisjes!…
BURIM HUMORI DHE NJE KOMEDI-TRAGJEDI E VERTETE PER SHQIPTARET!….
Priteni neser kur te gdhihemi me poezine e rradhes me temen “tredhja e pedofileve dhe e qeneve te rruges”,ku A.Duka ka per ta tredhur Sali Bishen. Shihemi neser…
Arben mos hesht po shkruaj
Se duhet zeri i se vertetes
Fjala jote e derdhur ne leter
I jep kuptim e vlere jetes
Po c’degjova keshtu Arben
Se ne Tirane do Tridhen qente
Nje pune te tille ne stane
E bejne budallenjt..pa mend.
Dhe sa te mbaroje kastrimi
E lumja ti moj Shqiperi
Do jene njesoj qente e rruges
Me qente ne qeveri
Popull shih c’ke ne krye
A mbahen?!.. Zoti mos e dhente
Keta s’mendojne per asgje
Vec per vehte dhe per qente
Dita sa vjen e afron
Votoni, votoni ate dite
Qe me vote te qerohen
Keta eunuke politik.
Shume i pejqej poezit e bukura, sidomos ato A.Dukes, por une nuk ja them ashtu si ciko-nili qe me pelqeu aq shume. U shtofshin sa me shume poete te kalibrit ARBEN DUKA.