Kryeministri Edi Rama tha diçka dje duke dalë nga selia e Partisë Socialiste. Sipas tij, mediat ngrenë çështje, shpikin argumente, venë fjalë dhe insinuata në gojë të politikanëve dhe pastaj kërkojnë përgjigje për diçka që e kanë sajuar po vetë. Në disa raste mund të ketë ndodhur edhe kështu.
Por a ishte ky i djeshmi rasti? Tema për të cilën gazetarët këmbëngulën të pyesnin kreun socialist ishte, ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar. Dhe Rama dha përgjigjen e mësipërme.
Pak më vonë, aleati i tij në qeverisje, kreu i Kuvendit Meta, e bëri të qartë se qeveria “ka nevojë për impulse të reja”. Në fjalorin lakonik dhe disi prej sfinksi të Metës, nuk mund të thuhej më hapur se kaq, që kabineti duhet të ketë ndryshime.
Fakti që Meta shtoi më pas se gjithsesi “kjo është kompetencë e kryeministrit Rama”, nuk e bën më pak të vërtetë ekzistencën, tashmë të publikuar dhe “të dokumentuar”, të kërkesës për një kabinet të rifreskuar.
A do të ketë pra ndryshime? Le të kujtojmë se zërat për lëvizje në rang ministror, kanë nisur që përpara fushatës për zgjedhjet lokale të qershorit 2015.
A i ka nisur këto zëra vetëm media, apo janë frymëzuar nga zyra partiake? Shumë gjëra mund t’i vishen mediave dhe ndonjë prej pronarëve mediatikë, por konkretisht pakënaqësia e publikut prej punës së disa ministrive ishte dhe është e dukshme. Pakënaqësia e elektoratit socialist, po ashtu. Cfarë pret ky elektorat më shumë se thjesht ndryshimet e emrave? Pra cili është ndryshimi real në qeverisje që presin 1 milion votuesit e mazhorancës?
Besimi i njerëzve se një ditë do të gjykohet Berisha, jo vetëm si person, por si precedent i rrezikshëm politik e financiar, ka filluar të humbasë. Njerëzit këtë qeveri e besuan dy herë edhe për ndëshkimin e krimit. Nuk është mirë të harrohet – shkruan Bedri Islami
Z.Rama e z.Meta! Bëni një marrëveshje për ndëshkimin e merituar të Sali Berishës. / DITA
*****************
Nga Bedri Islami
Në dy dekada e gjysmë, jo rastësisht, mbi këtë vend kanë rënë aq shumë gjëma të mëdha, sa që secilit komb tjetër do i kishin mjaftuar e do u ishte dukur e tepërt edhe për një shekull.
Si nuk ndodh askund tjetër, me gjithë ndodhitë e rënda, vjedhjet e jashtëmendjes, krijimin e një oligarkie e korporate të paligjshme, por vendosëse deri në vrasje, shpërthimin e një katastrofe si ajo e vitit 1997, grushte shteti dhe mbështetje të makinerisë vrastare të Milosheviçit e regjimeve të tjera despotike, humbjen e shpresës dhe të besimit ndaj shtetit, në Shqipëri ndëshkueshmëria ka qenë e paqenë, e pashpresë dhe inekzistente.
Me një ulërimë vrastare, në pak kohë, klasa politike u bashkua përgjithësisht në një lukuni ujqërish, për të mbështetur fuqishëm njëri-tjetrin në një përballje që do të mund të vinte, dhe që, për fat të keq, nuk erdhi kurrë.
Mjerisht, ndryshe nga sa ishte menduar nga një grup njerëzish idealistë, Shqipëria prodhoi në seri njerëz meskinë të politikës, të cilët, të frymëzuar prej idesë së pasurimit të paligjshëm, shesin çfarë të munden, deri nderin, të vërtetën, ndërgjegjen, e më pas edhe kombin.
Kjo klasë politike, megjithëse e rrëzuar nga pushteti prej dy viteve, e po ashtu e rrëzuar edhe më parë, pas gjëmave të mëdha, që morën jetën e mijra vetëve, jo vetëm që vegjeton qetësisht, stërvitet e ushtron presionin e saj të kudoqofshëm, deri në absurditet, por tashmë, krejtësisht jashtë rrezikut për të ardhmen e tyre, kërkojnë ngultas rikthimin në pushtet, qoftë edhe përmes përbaltjes dhe kriminalizimit të shtetit të tyre.

Në këtë mjedis politik, lideri i këtij mendimi dhe precedenti politik të pashembullt, vazhdon të jetë i njëjti njeri, që fatkeqësisht hyri në politikë me bluzë të bardhë, për ta gjakosur atë pas pak viteve, si askush tjetër në një shtet demokratik. Edhe sot, megjithëse në dukje jashtë pushtetit, ai ka ende në vete mjaft nga fijet që e vërdallosin këtë pushtet, sidomos në disa nga strukturat kyçe të tij. E përsëri, si ndodh rrallë, mëria e tij ndaj Ramës, si dikur ndaj Metës, Majkos apo Nanos, pra ndaj kujtdo që e ka larguar nga pushteti, është aq e madhe, saqë do të kishte pranuar çdo lloj disfate e katastrofe, financiare apo politike, vetëm e vetëm për të arritur fitoren “e brendshme” të tij.
Mbi klanin politik berishist rëndojnë, le ta themi haptas, mjaft krime të pandëshkuara. Janë aq të shumta, sa që tani është e panevojshme ripërsëritja e tyre. Ky klan, familjar e politik, krijesë e një oligarkie politike e financiare të rrezikshme deri në skaj, është përgjegjës në një rëndesë të madhe, por jo i vetmi, në gjithë këtë katrahurë ku vërvitet një vend me resurse, me njerëz të aftë, por të pashpresë, dhe në të cilin, pasuritë e tij, si mos ma keq, janë shitur në koncensione të babëzitura.
Përse nuk do të gjykohen ata?
Së pari, sepse qeveria e sotme, megjithë premtimet elektorale, nuk ka këllqe ta bëjë këtë. E gjithë retorika e fushatës së para qershorit 2013, që solli ndezjen e një vale shprese tek njerëzit, ishte pikërisht ndëshkimi i krimit, ndëshkimi i së keqes dhe i njerëzve që e kishin sjellë atë, duke u shndërruar në sheikët shqiptarë, megjithëse nuk kishin asnjë “pikë naftë” në trojet e patrashëguara që kishin zaptuar politikisht.
Tani, çdo ditë e nga pak, shpresa po shuhet, qeveria bën sikur do të ndëshkojë, por në të vërtetë çdo gjë e kalon në kalendat greke, domethënë, në askund. Opozita bën sikur i hakërrohet qeverisë, por në të vërtetë e di se asgjë nuk do të ndodhë, dhe duke e ditur këtë trashin zërin, mallkojnë, sajojnë dhe shpifin.
Përse nuk dëshkon qeveria e sotme krimet që kanë ndodhur nën qeverinë e djeshme? Përse, të paktën për ato që ka dëshmuar dy vite më parë, nuk përgatit dosjet, të cilat të bëhen publike, të hapura për të gjithë, që një e vërtetë e ditur skutash ose e pëshpëritur, të bëhet pjesë e verdiktit të mendimit njerëzor?
Berishistët e dinë këtë më mirë se ne të tjerët. Edhe ata, pas vitit 2005, kur rierdhën në pushtet nga ndarja e së majtës në disa pjesë e shumë pjesëza, pas bubullimave lëshuan pak shi të butë dhe ata që “u lagën në mëngjes, u thanë gjatë drekës”. Të jetë kjo kthimi i një borxhi të vjetër? Qeveria duhet t’ua thotë njerëzve këtë të vërtetë.
Së dyti, pak para largimit nga pushteti, klani berishist lëshoi me dhjetëra konçensione vrasëse për Shqipërinë, që nga Lotaria Kombëtare e deri tek ato për kromin, bakrin, naftën, si kishte lëshuar më parë për Aeroportin e Rinasit, etj. Duke qenë oligarki dhe nën drojën e pushtetit despotik, vendimet kaluan nëpër frymën “kolegjiale” dhe si të tilla, tani, ata janë të pagjykueshme. Por edhe kur ato janë bërë nga një ministër i vetëm, si Ruli për shembull, jashtë çdo atributi juridik, përsëri kanë gjetur “selamllëkun” e qeverisë. Si është krejt e mundur, segmente të qeverisë së sotme, medet, janë bërë pjesë e vjeljes së këtyre konçesioneve, për të cilat ishin betuar se do ua kthenin qytetarëve si një përfitim për to. Duke qenë tashmë pjesë e përbashkët, askush të mos presë ndëshkimin për krimin.
Së treti, askund tjetër nuk ka e nuk do të ketë një sistem drejtësie kaq të implikuar me krimin, sa ky që kemi sot në Shqipëri. Shumë prej tyre, sidomos në postet kryesore, kanë kaluar nga zyrat e pushtetit për të mbrojtur pushtetin dhe për të qenë, së bashku me të, pjesë e rrjepjes së shtetit. Që nga presidenti Nishani e deri tek ata që janë ulur në shumicë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Mafia e drejtësisë së sotme është e lidhur fuqishëm me politikën, është pjellë e saj, ndaj askush të mos mendojë se është një pjellë që mund të “hajë” rritësit e saj. Por, edhe nëse do të donin, në zyrat berishiste janë aq shumë dosje për to, aq shumë përgjime për çfarë kanë bërë e çfarë kanë arritur të bëjnë, janë të dhënat për transfertat e parave në parajsat fiskale, jo vetëm në bankat qipriote; aty gjenden transaksionet që kanë bërë, fitimet që kanë përfituar, vilat e ngritura si me magji, me gjthë rrogën e zakonshme; ashtu si, në rast të kundërt, mund të vijë edhe ndëshkimi. Rasti i gjyqtarit Konomi nuk është i largët, e po ashtu nuk është i largët as rasti Trebicka. Qeveritarët e djeshëm janë aq të aftë saqë, pasi të zhdukin, të premtojnë të të bëjnë fjalimin më të bukur që është mbajtur ndonjëherë në një varrim publik.
Ideja e hedhur se, pas miratimit të reformës së re të drejtësisë, gjërat do të çuditin gjithë dynjanë, nuk të ngjallin shpresën e pritur, pasi, duam apo nuk duam, klasa politike berishiste, për fat të keq, edhe është larguar nga pushteti, edhe është në pushtet.
Edhe nëse nuk janë disa nga njerëzit e saj, është aty mentaliteti që sollën me vete: Të rrjepin shtetin, duke shfrytëzuar pushtetin. Ndryshe nga sa është pritur, dukja e tashme e qeverisë së sotme, të ngjan me atë që shkoi, megjithë dëshirën e mirë të shefit të qeverisë për të bërë shtetin.
Shteti, që kur është krijuar, më i pari i tyre, fillon e ngrihet kur ndëshkohet krimi. Ndëshkueshmëria është shtyllë mbajtëse e shtetit, ndryshe, e gjitha kjo, për fat të keq, do të jetë si ato kalatë e rërës në buzë të detit, që shuhen pas dallgës së parë…
************
Shkrimi i plotë mund të lexohet KËTU

Shkrimi NDRYSHIME?Nje shkrim brilant,qe i jep nder organit tuaj.Ai shkrim e ve gazeten Dita ne majat e medias shqipetare.Mjafton te lexoje kete EDI RAMA per te kuptuar ku eshte dhe cfare e pret ne rast se vazhdon keshtu.
Ne se ato 1 milion votues te Rilindjes donin realisht ndryshim, atehere nuk duhet te kishin votuar Ramen me ” Meten pas kepuce “…
I kuptoj te gjithe insinuatat apo aludimet, rreth kerkeses se Metes. Dhe s’kam arsye t’i kundershtoj. Po a nuk duhet analizuar edhe ndryshe shprehja e Metes: “Qeveria ka nevoje per impulse te reja?”. psh nese behej fjale per ndryshime ne qeveri me fjalen “impulse” kjo fjale te ishte ta zeme “prurje”. Keshtu do te kishte me shume edhe kerkesa e pretenduar per ndryshime ne qeveri. Por nuk duhet harruar edhe tjetra se Meta tha qe keto jane ne dore te kryeministrit. Cilat ‘impulset’ apo prurjet? Une them qe impulset po, se ai eshte kryeministri, por jo prurjet, se ato kerkojne dhe ndryshimin e disa ministrave te Metes, qe pa te nuk mund te behen, gje per te cilat askush nuk flet, as vete Meta nuk e te nenkuptohet. Pra mednoj qe kerkohet nje dinamike ndryshe, qeveria te fokusohet tek prioritetet me me shume impakt ne publik, aty ku prtishmerite jane edhe me te larta, ashtu sic dhe zotiIslami i analizon. Duet me pak show e batuata dhe me shume pune, pra impuls, nerv etj.
Ato 1 milion vota jane te Rames, por dhe te Metes! Qe ishte ne qeveri mepare me Berishen! Pra nuk jane te gjitha vota ndryshimi. Ato te LSI jane vota vazhdimi te ndenjes ne qeveri. Prandaj dhe jane shtuar! Thjesht per te vazhduar jeten ne pushtet! Kaq!
Cfare thote Eshrefi nga Smokthina per keto ceshtje?! Ka valle ndonje prapaskene?!
Z.Thano ,krijoni nje parti me bashepunetoret tuaj Islami,Stefani dhe me intelektuale te tjere te mirefillte ,nga dyshja Rama -Meta nuk ka zgjidhje ,ato mendojne te rrjepin akoma cfare ka lene Saliu.
Shikoni skandalin e Chez dhe sa e sa te tjere , si jane zhdukur pasurite e vendit,hajdutet nuk mund te kapin hajdutin .Populli po pret nje parti tuajen,kohe nuk ka me !
Mire e ke o Moisi,te krijojme edhe ca shushunja te tjera,qe te na heqin edhe piken efundit te gjakut se pak i kemi 100 parti deri tani.Parti fantazma qe kane vetem kryetar dehe nuk kane asnj vote kur behen zgjedhie.Populli kerkon drejtesi dhete deshkohen te gjith ata qe kane vene doren ne djersen e popullit.
Po mire more artikullshkrues, nuk e kupton ti qe Berisha-Meta jane ne nje koalicion te fshehte e qe nuk ka zot qe i rrezon apo tu tregojne deren e burgut?
Keshtu eshte kur ca mashtrues ordinere arrijne te indoktrinoje imazhe te shtremberta ne publik, me pikesynim te vetem forcimin e pushtetit te tyre personal. Tendenca per te demoralizuar perfaqesuesit e mediave kritike te lira, tregon se jane te vendosur per te mos kryer ndryshimet e shumepritura nga elektorati qe i zgjodhi.
Ndeshkime nuk ka patur dhe as do te kete! S’doi te kete se edhe keta jane po aq te zhytur ne gropen skeptike, sa dhe qelbesirat e sojit tjeter. Kane marreveshje me njeri-tjetrin per te rropatur shtetin, dhe pike!
Rrugezgjidhja e vetme per shpetim mbetet revolucioni. Kush nuk arrin ta kuptoje kete gjekaq te thjeshte eshte tamam RR. K.
ai doli ne me te salles, se i vune kushtin qe ju do te beni gjysmen e salles te qeshi dhe gjysmen te qaj. pranaj vuri nje perde dhe hoqi pantallonat, qe ta shikonin ata prapa te cilet i pane prapanicen dhe qeshnin.
ndersa ata qe degjonin pjese dramatike filluan te perloturat e qanin.
kush qesh e kush qan nga kata aktoret tane te politikes te pangopur vetem per veten, per ata qe duhet te qeshin
populli le te qaje…
A e lexon valle Rama kete artikull se Meta nuk e besoj pasi ka qene bashkepuntore me Saliun ne mjafte te keqia ndaj vendit dhe popullit.Ceshtja e drejtesise po perdoret per justifikim, kur ka prova le te mos veproje drejtesia po ja mban b…..Problemi qendron se keta po vjedhin edhe vete ashtu sic bente Saliu me te tijet.
Mjeksia, arsimi, energjitika, M.P.Brendeshme dhe e Ekonomise mbajne ere.Me perjshtimte venies ne vije deri ne nje fare mase te OSHE-se dhe punes qe po behet me informalitetin te tjerat i rrofshin fjalimet Rmes qe i ka me shumice nga tre here ne dite ne televior.Ekonomia e vendit ka rene barkas, nuk ngopet barku me fjalime, koferenca, seminare, bunkerde.
Lufta brenda llojit vazhdon edhe me e forte dhe eshte bere si ajo tenxherja e presionit qe zjen po nuk dihet se cfare ka brenda.
Ne nje vend ku u vodh populli me piramidat, thesari i shtetit, Banka e Shtetit, parate e rruges se kombit, vjedhja me CEZ-in, vjedhja e pronave te ushtrise, vrasjet ne bulevard, gropa e Gerdecit, Nafta dhe Kromi dhe askush nuk vihet para drejtesise dhe te denohet nga keta pushtetare per 23-vjet, te humbet besimi dhe detyrimisht kthehesh ne pesimist dhe shikon mundesine per tu arratisur sa me pare nga ky vend.
Shqiperia eshte kthyer ne “TOKE E XANUN” .
Ju lumte ju te DITES!Ekip gazetaresh te popullit.Merite dhe e A Thanos.Fytyren nuk ia kam pare ndonjehere,por mencurine e ndershmerine po.Shqiptaret votuan dy here per te majten qe te kishte ndryshim dhe ti tregohesh vendi bandes se Saliut e Lulit.Per te dyten ka zhgenjim total.Nga vrases,hajdut,percares te popullit po kthehen ne akuzues te qeverise.Ne rregjimin e tyre shtypen cdo njeri qe nuk ishte me ta.Administrate teresisht djathtiste.Me statusin e nepuhesit civil i betonuan edhe te ky shtet.Te tille te paafte ne profesion jane sabotues te qeverisjes.Nga mengjesi ne darke kokoshet e PD-se cirren e nduken.”e duan”kete popull.Mire ata ,se kete duan,por si nuk iu del zeri qeveritareve tane.tiu tregojne vendin, te rrine te dhiere e te palare,se na ishpifen.Ckerkohet tiu ngrihet padi per bemat monstruoze?!Jam dakord me artikullin:skane kellqe.
Gazeta “Dita” eshte nje gazete fashiste.Sa per Berishen s;keni ku ta zini,perndryshe do ta kishit arrestuar qe ne muajin e pare te qeverisjes.Eshte nje kocke qe ju ka mbetur ne gryke te gjitheve,me se pari B.Islamit dhe Thanos,
Te gjitha ankesat e perseritura ne menyre te vazhdueshme e te drejte nga Bedri Islami me shoke nepermjet shkrimeve te tyre ne gazeten dita, vetem nje person mund t’i zgjidhte dhe t’u jepte denimin e merituar te gjitheve atyre qe kane kryer krime e vjedhje ne kete vend, por perseri, edhe keta njerez te mire e lapsmprehte, kane frike ta permendin e ta thone hapur: Do te ishte vetem Enver Hoxha, qe nuk eshte me.
Por ngadale, se eshte nje person tjeter be gazeten Dita, qe e permend pa frike e ndrojtje emrin e tij. ai eshte i madhi dhe i pervecmi, ARBEN DUKA, poeti qe nuk pajtohet me kete realitet, dhe permend edhe rruget e zgjidhjes per shqiptaret.
Rama na premtoi ndeshkimin e Berishes njesoj sic Berisha premtoi ndeshkimin e Nanos.
Berisha u shnderrua vete ne nje te korruptuar dhjetera here me te rrezikshem se Nano.
Rama eshte drejt se njejtes rruge.
Sot ai na thote qe nuk jam “prokurori dhe gykate”.
PEr te qare e per te qeshur.
Po kur te kerkojme ndeshkimin e Sali Berishes o zoti Rama nuk ta kerkojme si kryetar i EKZEKUTIVIT.
Ta kerkojme si kryetar i MAZHORANCES qe e votuam bazuar tek ky premtim.
kush do prese nje bast em mua qe ne kete 21 janar qe po vjen Rama do iki jashte Shqiperise dhe nuk do mbaj as fjalim as perkujtim asgje?
Kam besim tek Rama! Por Meta e ben kete per te mbrojtur veten! Pas Berishes, Meta ,eshte i dyti qe duhet te hyje ne burg!
Te votuam se besuam per Ju Rama se jeni i vendosur per te zhgulur faren e keqe qe u mboll per 25 vjet qe po i zen frymen popullt , si monopolet e sherbimeve te kthyera ne ushujza te njerezve dhe Ju vazhdoni te beni te pa diturin , si kualidimet e makinave , karburantet , e tjera qe nuk shebejne por u sherbehet . Shpetuam nga shiu por … .
i ishte prishur njerit ora dhe e coi tek orendreqesi e pyeti sa gure i mungojne , dy i tha orendreqesi , nje siper nje poshte oren ne mes, shtrengoje fort dhe hidhe ne hale se kjo ore nuk behet me.
ARTIKULL MASHTRUES.
200,000 QE VOTUAN LSI, NUK JU RRUHET FARE PER KETO QE THONI JU.
ATA E KANE MENDJEN TEK KTHIMI NGA INVESTIMI QE KANE BERE.
KY KTHIM ESHTE DUKE VJEDHUR NGA PARATE E GJITHE TE TJEREVE.
KESHTU QE DUHEN THENE GJERAT SIC JANE, JO TE NGATERROHEN I THATI ME
TE NJOMIN.
KJO, QE TE RUANI SADOPAK SERIOZITETIN SI GAZETE, SE QE JENI AUTOPOLANT I RAMES, KETE E KEMI KUPTUAR, POR MOS E CONI NE NIVELIN ZERO.
Arben .Dhe une me ty jam ne parim por ka dicka qe duket e nuk shtrohet haptazi. LSI i mori 200.000 vota por prapa tyre fshihen pislleqe qe nuk kane te mbaruar. Votuesit e LSI kullosin si ne mullaret e Ps dhe te Pd.Jane aq te pushtetshem sa vlera e tyre eshte me e madhe se 4 fishi i Ps .Pse a e kupton. LSI tani ka rolin e xholit .Nese ke luajtur ndonjehere kumar nga hici xholi te ka bere pasanik .Kjo nuk eshte zgjuarsi as vlera te LSI por nje pengemarrje qe me shume demton popullin se sa Ramen e Meten .
Per mua Rama po tregohet “Dobic”sic themi ne qe i njohim pislleqet .Pranoje koalicjonin me Meten se ashtu ja donte mushka drute .Nuk eshte vetem Rama por ne Ps ka shume burra te ndershem e te mencur qe ketij realiteti nuk i shpetojne dote .Xholi i krijuar ne kohen e Nanos nxorri koke ne zgjedhjet e 2009 qe do vazhdoje te mbi jetoje .Do te vije koha qe shqiptaret do tua cjerrin masken sic ua corri votuesi grek .Nxorri jashte loje xhongleret e politikes greke .
Me frutedhense eshte shkeputja e Ps nga kurthet e koalicjoneve me kompromise qe favorizojne pakicat.Keshtu u bie roli xhonglerve qe po e shkaterrojne Shqiperine .Per mua Ps e ne vecanti Rama duhet te ndryshojne konceptin per koalicjonet. Koalicjone qe ta forcoje forcen kryesore e jo ta dobesoje .LSI deri tani shterngon duarte por gjishtin e mezit e mban te mbledhur.Ngre pretendime se duhen bere ndryshime dhe le te kuptoje qe goditja te behet tek Ministrat e Ps .Do qe pergjegjsia te bjeri mbi Ps .Faktet flasin ndryshe Ministria pa asnje efekt deri me sot eshte ajo e Drejtesise.
Skandalet qe jane zbuluar dhe vazhdojne te dalin ne drite jane pikerishte te kohes se koalicjonit Berisha -Meta.Lsi nuk del hapur te pranoje por dhe ato te sajat ja faturon Berishes .Ketu ka kompromise midis Berishes e Metes .Dhe ne qe cirremi per Drejtesi nuk kuptojme se ku pikon catia.Hedhim ne tregun Mediatik versjonet .Rama nuk di ,nuk do apo nuk e lene .Rama vertitet e vertitet me kushtet e pranuara te Lsi qe u kane pelqyer dhe Aleatve.Por keto kushte jane per ramen si prangat e te burgosurit .
Keto nuk jane per te futur percarje por per ti vene pikat mbi I.Deri me sot nuk ka asnje ndryshim ne ndeshkimin e Megaskandaleve te ndodhura. Shpresat jane te zymta qe kerkojne jo ndryshim Ministrash por ndryshimin e qendrimit ne nje bllok brenda koalicjonit kunder shkaktarve me aferet korruptive .Organi qe do te ngrihej ne kembe dhe te jepte alarmin per ndeshkim, pas zgjedhjeve te 2013 , duhet te ishte Ministria e Drejetesise .Kjo kembore, qe eshte dhe thembra e Akilit shqiptare, ju besua LSI .Shume e cudittshme qe ju besua LSI kur diheshin me pare kompromisat e pazaret korruptive te dyshes Berisha -Meta .
Ne vazhdojme te vuajme ato pasoja.Prishja e tyre do ti japi fryme reale funksjonimit te shtetit dhe gjithe strukturave ne sherbim te tij.
I nderuari Islami,megjithe respektin qe ruaj per ty edhe pse ne kete artikull shkelqeve,prape them se ke rezerva,pasi nuk jep mendim se cfare duhet te bejme qe te dalim nga ky rreth vicioz qe ka perfshire politiken dhe shoqerine pasive shqiptare.Une e kuptoj shqetesimin tend per pushtetmbajtesit te cilet as qe u behet vone per premtimet paraelektorale.Z.Rama nuk ka aftesi per te bere revolucion,jo se I mungojne kushtet dhe mjetet,por I mungon ne thelb perkushtimi.Gjithashtu ai gaboi rende kur beri aleance me LSI,them gaboi rende pasi nuk me vjen mire te them se beri krim.Pse ? Sepse e futi PS ne rrethin vicioz ku ndodheshin Berisha dhe Meta.Tani e ka te veshtire te bej reforma,per te mos thene te pamundura.E vetmja alternative qe i ka mbetur eshte te jape doreheqjen.Partia Socialiste ka potenciale per te kryer reforma edhe pa LSI e pa Ilir Meten.
@Hans, partia socialiste eshte sot e percare me keq se kurre ne historine e saj qysh nga themelimi, dhe shkaktari kryesor i kesaj gjendje mizerable eshte vete kryetari pa mandat i saj.
Prapaskenat e lojtura lene te vetekuptohet, se jo vetem elektorati i majte, por edhe shume nga perfaqesuesit aktuale me ne ze te socialisteve, perjashto ketu nja dy-tre puthadoras laskare te tipit lenka cuko & co., jane kunder menyres se si po e drejton z.Rama partine.
E keqja eshte, se ai po mundohet t’i zhveshe drejtuesit e dikurshem partiake pak nga pak nga te drejtat e tyre si perfaqesues legjitim te popullit, per t’i imponuar atyre vullnetin e tij.
Qe Rama s’ka aftesi te beje revolucion ajo u duk qarte me 21 janar, kur ai i la protestuesit qe drejtonte ne balte dhe ja mbathi nga syte kembet duke i lene ne meshire te fatit.
Po te ishte i perkushtuar ne misionin e tij per te udhehequr nismen per ndeshkimin e qeveritareve te korruptuar, ai mundesine e ka patur me shume se nje here. Aq me teper qe perkrahja e nderkombetareve nuk i ka munguar.
Atehere lind pyetja, se perse nuk e ka bere? Nuk e ka bere se nuk ka ditur, apo se nuk ka dashur? Apo nga qe s’eshte “as gjykates dhe as prokuror”? Ky po na del qe s’qenkerka as mish dhe as peshk!
Atehre cfare duhet t’i besohet me teper ketij njeriu, qe shigjetat ka filluar t’ia drejtoje elektoratit qe e besoi dhe e zgjodhi?
I bashkohem mendimit tend per te inkurajuar gazetarine dhe sidomos analiste te mprehte si Bedriu qe te shpalosin nje tjeter kapitull ne trajtimin e tematikave.
Bedriu & co. po lodhen se tepermi me konstatime qe nuk pine me uje. Te gjitha jane thene e sterthene me qindra here! Me shkrime s’po i dilet, me kritika jo, atehere cfare rrugezgjidhje tjeter mbetet per te bere gjetur menyren se si dhe se ku duhet goditur per vdekje kucedra e kuqe.