Megjithëse Shqipëria ishte një vend totalisht i izoluar me Evropën Perëndimore, në prapaskenë kishte bisedime të fshehta për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Një prej këtyre vendeve ishte edhe Gjermania.
Diplomati i karrierës, Shpëtim Çaushi rrëfen në librin e tij të ri, shansin që humbi Shqipëria për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Bonin zyrtar të asaj kohe.
Në mesin e viteve ’80, sipas diplomatit, Gjermania iu ofrua Shqipërisë me një ndihmë të madhe financiare, por regjimi komunist e refuzoi ofertën e bërë.
Dr. Çaushi është ambasadori i parë i Shqipërisë në Gjermani, i cili e nisi misionin në vitin 1987.
“Në bisedimet e viteve ’85-’87, pala shqiptare insistonte të merrte reparacionet e Luftës së Dytë Botërore, që ishin mbi 2 miliardë dollarë, pa përfshirë këtu edhe interesat përkatëse.
Nga pala shqiptare u parashtrua varianti që këto reparacione të mos cilësoheshin si kredi, për shkak se ajo ishte e ndaluar me Kushtetutë, por insistoi në variantin që gjermanët u kishin dhënë Jugosllavisë dhe Polonisë, pra të ashtuquajturën “Formulë të Brionit”, që nga ana shqiptare mendohej se ishte tepër favorizuese për këto dy vende.
Përfaqësuesit gjermanë shpjeguan se Jugosllavisë dhe Polonisë nuk u kishin dhënë reparacione, por thjeshtë kredi. Pas insistimit pa takt të shefit të delegacionit shqiptar, kryenegociatori gjerman iu përgjigj hapur se po të kërkonim të njëjtën formulë si për Jugosllavinë dhe Poloninë, atëherë përse nuk vepruam si ato, duke i vendosur 15 vite më parë marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë? Sigurisht, kjo përgjigje gjermane përbën në fakt edhe një element tjetër të shansit historik që humbëm…”, rrëfen diplomati për “Mapo”.
Por cilat ishin divergjencat midis dy vendeve?
Dr. Çaushi i përmbledh këto në një libër, “Edhe një herë për shansin gjerman” (Marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë 1944-1987. Reparacionet e Luftës së Dytë Botërore), ku shpjegon se arsyeja kryesore ishin botëkuptimet e ndryshme.
“Ne ishim pjesa më e izoluar e bllokut socialist, pasi ideologjikisht, në mënyrë permanente, kishim akuzuar tërë “kampin socialist” për tradhti që “bëhej në kurriz të Gjermanisë Lindore”. Pala jonë mbajti qëndrime vibrive, shumë kontradiktore, mohuese lidhur me çështjen e Berlinit Perëndimor, që për palën gjermane ishte një çështje shumë sensitive.
Në ofertat politike të Bonit për të vendosur marrëdhënie me Uashingtonin, Londrën e vende të tjera perëndimore, Tirana zyrtare demonstroi qëndrime ngurruese, obskurantiste në pikëpamje ideologjike, vazhdohej përsëri me idenë e luftës kundër dy superfuqive – hezitime këto që u manifestuan dukshëm në bisedime, si edhe në pranimin e hyrjes së kapitalit gjerman për investime të mundshme”, sqaron ai.
HISTORIA KOTI,
KU TE LINTE UDB-JA DHE KGB-JA TE BEJE GEK MEK,
TE EKZEKUTONIN TE GJALLE.
2 KORRIK 1990 DITA E SHPALLJES SE KUSHTETUTES SE KACANIKUT NE KOSOVE
PO NE KETE DATE UDB-JA ORGANIZOI ME SUKSES MESYMJEN NEPER AMBASADA, QE SHQIPETARET E SHQIPERISE TE MOS MENDONIN FARE PER VELLEREZIT E TYRE KOSOVARE.
PAS KESAJ MILLOSHEVICI THA
“SHQIPERINE UNE E PUSHTOJ VETEM ME SHOQATEN E GJUETAREVE”
MENDOJENI VETE SA TE FUQISHEM KANE QENE DHE VAZHDOJNE TE JENE UDB-JA DHE KGB-JA NE SHQIPERI.
Arben
Lexo vetem pjesen e fundit te intervistes dhe kupton se nga varej Albania,nga Washington – Londer,si ashtu dhe SOT.
ORE ZOTERI, KY QE FLET SI “PSEUDOPROTAGONIST” ESHTE AGJENT I UDB-SE.
KU TE LINTE KGB-JA TE CAHEJ MURI KAQ KOLLAJ, AQ ME TEPER NE SHQIPERI.
Shqiperia edhe sot i humbet shancet .Arsyeja .Popull pa koke .Kemi kembe te bedhim, stomak te bluajm e goje te shajme .
Po sidomos kemi trapa si ky Arbeni (qe duhet te jete o i biri i Pali Miskes, o i biri i Muho Asllanit, o dashnori i fundit i Lenka Cukos) qe komenton ketu me siper, qe ne tru ka vetem KGB dhe UDB. Aty i fillon e aty i mbaron truri. Pa le pastaj qe i ka ngec “Caps” locked dhe bertet me germa kapitale se kujton se keshtu ka me shume te drejte.
PO TI MOS U MERR AS ME MUA AS ME KAPS LOCK-UN.
MERRU NDOPAK ME ATO QE THEM, JANE ARGUMENTA JO LLOGJE.
Jam marre edhe me “argumentat” e tua, jane vetem dy, KGB dhe UDB. Nuk shof ndonje argument ketu, pervec halucinacioneve tuaja, or Arben.
Qe kur martoi gocen me Gjin Gjonin , ambasadori i Enver Hoxhes ktheu fleten. Turp ! Ke qene djali i antarit te Komitetit Qendror dhe me bekimin e Enver Hoxhes u bere komandant i hekurudhes e me tej gjithe jeten ambasador. Gocen te Gjin Gjoni e djalin tek PS-ja.
Ik o Shpetim u kujtove ti tani te besh kritika…dhe mos na u hiq si disident se te njohinmire njereit se kush je dhe cfare perfaqeson…apo je bo demokrat nga dhondri…pa skrupull…me te tille diplomat eshte bo lesh shqiperia dhe politka jone e jashtme…rrije si legen para 97 duke u sorroloat andej kendej me konsulenca..pastaj e more veten pre tos nanos dhe u bere me salen si shok lufte e ideali i nanos…hpokrite te ndyre ishkomuniste!!!! me mire psudo komunist se edhe ata ishin me te mire se rraca e burokrateve pa moral e ide
Nuk vendoste as gjermania dhe as shqiperia per ndihmen po moska dhe Washington DC te tjeret Jane marioneta
Ju te gjithe i bini legenit kot se kryesorja ishte ideologjia ajo qe vendoste dhe jo KGB-ja e UDB-ja,se sigurimi i asaj kohe i luante ne tepsi te gjitha zbulimet e huaja.
Nga keto qe lexova ne kete paraqitje te librit, libri me rezulton te jete konjuktural, JO objektiv.
Z. Qaushi e kam vizituar ne Ambasade ne Bonn. Ishte ai stresi pas “arratisjes” se shqiptareve. U irritova nga rrefimi qe degjova nga amabasadori, qe me tingelloj me i ashper se zerat pushtetare ne Tirane. Edhe ky perdori shprehje devijante “jashteqitje e kombit”…
“Shansi i humbur” eshte politizuar deri ne banalitet. Behet fjale per pamundesine e Shqiperise per te marre repracionet e luftes, si shtetet tjera (ende po marrin hebenjte)…
Vizita e Straussit ishte per nevoja te tij private, per te permiresuar imigjin ne Gjermani Perendimore, ku socialdemokratet dhe te majtit tjere e akuzonin per revanshist. Straussi ishte percaktuar te kandidonte per kancelar, prandaj per vizita private ne Kine, DDR dhe Shqiperi, per konsum te brendshem nuk kuader te fushates per zgjedhje. Ai nuk kishte mandat shteteror per ti ofrua asnjefare ndihme as kredie Shqiperise…