Gjyqi, dështon sërish seanca me dëshmitaren që i quajti të pandehurit “mjekërcjepër që më morën burrin”

Saimir Lleshi

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dështuar seanca e radhës për të arrestuarit në lidhje me dërgimin në Siri të xhihadistëve.

Në seancën e sotme ishte thirrur për të dëshmuar një shtetase si dëshmitare.

Bëhet fjalë për bashkëshorten e shtetasit Mustafa Kuçi, i cili dyshohet se lufton përkrah xhihadistëve në Siri.

Ajo ka fyer myslimanët në sallën e gjyqit, duke deklaruar se ata janë “mjekër cjap”.

Këta mjekër cjepër më morën burrin”, është shprehur ajo.

Gruaja ishte thirrur për të dëshmuar se si ishte rekrutuar bashkëshorti i saj për të shkuar në Siri.

Me sa duket, e indinjuar nga rasti, ajo ka shpërthyer në akuza e ofendime në sallë.

Nga ana tjetër, të akuzuarit kërkuan nga gjykata që gruaja të kërkonte falje për atë që kishte thënë. /DITA/

Share This Article
4 Comments
  • Kujdes, mos i toleroni keta plehra islamike.Po munden do te mbjellin tragjedi ne cdo familje shqiptare.Islami ne Arabi,atje eshte islami,musulmani,imami,shejtani,Ketu eshte Shqiperi.Populli eshte ateist dhe nuk beson ne dokrra mesjetare.

  • Trupi gjykyes duhet te vazhdoje gjyqin, edhe ne mungese te te akuzuarve. Nuk perben problem predispozicioni i tanishem i tyre me tendence per te mos degjuar deshmitaren. Le ta degjojne antaret a trupit gjykues. Ne fund te fundit Deshmitarja ia ka perplasur atyre ne fytyre, duke qene e drejtperdrejte me ta: mjekercjeper.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *