Blair: Shtrembërimi i Islamit, shkak i gjithë problemeve në Lindjen e Mesme

Dita

“Shtrembërimi i Islamit është burimi i gjithë problemeve në Lindjen e Mesme”, kështu mendon ish­kryeministri britanik Tony Blair.

Në një intervistë për CNN ditën e sotme Blair tha se propaganda xhihadiste ka sjellë probleme të panumërueshme në Lindjen e Mesme. “Nuk ka kuptim luftimi i dhunës nëse nuk luftohet ideologjia e ekstremizmit që frymëzon këtë dhunë”, tha Blair.

“Qendrimet ideologjike të xhihadistëve janë shkaku i gjithë ekstremizmit. Vetë klerikët e grupimeve terroriste kanë shtyrë vartësit e tyr të bëjnë gjëra nga më ekstremet. Ata cilësojnë si papranueshme fetë e të tjerëve dhe nxisin urrejtjen dhe dhunën”, tha Blair.

“Shumica e besimtarëve islamikë nuk e mbështesin dhunën apo ideologjinë e xhihadistëvce. Radikalët islamikë të cilët janë të pakët në numër po infektojnë masa të mëdha duke u imponuar me dhunë. Pikërisht aty duhet nisur lufta, te ndalimi i përhapjes së kësaj ideologjie”, deklaroi Blair.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *