Maqedoni, PDSH: Shërbimi sekret, e keqja më e madhe e shqiptarëve

Dita

Shërbimi sekret i Maqedonisë perceptohet nga shqiptarët e këtij vendi si institucioni, prej nga e kanë burimin të këqijat më të mëdha ndaj tyre. Kështu është shprehur deputeti i PDSH-së, Ernad Fejzullahu, në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e punës së Shërbimeve Inteligjente dhe Policisë.

Siç u shpreh udhëheqësi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ai është ndjekur ndër vite nga shërbimet sekrete maqedonase, vetëm pse është angazhuar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

“Shërbimi sekret maqedonas është i brumosur nga brenda me antishqiptarizëm. Në mendjen kolektive të shqiptarëve, ashtu si edhe MPB-ja, këto dy institucione perceptohen si burimi i së keqes dhe raprezaljeve që përjetojnë shqiptarët”, tha Ernad Fejzullahu, deputet i PDSH-së.

Gjatë debatit lidhur me raportin e ekspertëve europianë mbi sundimin e së drejtës në vend dhe rekomandimeve, që ata propozojnë për hetimin e materialeve të përgjuara, deputetët e opozitës maqedonase akuzuan kryeministrin Gruevski se, ka rrënuar sistemin kushtetues duke shpërdoruar pushtetin.

“Qeveria dhe VMRO-DPMNE-ja kanë shkelur parimet bazë të Kushtetutës, duke përgjuar politikanët e qeverisë dhe pushtetit, por edhe gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile”, tha Goran Misovski, deputet i PRSD-së.

Me vlerësime krejtësisht të ndryshme dolën deputetët e partisë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, të cilët shprehën rezerva për raportin e përgatitur nga ekspertët e Komisionit Europian.

“Jam i detyruar të shpreh rezervat që kam, ndaj të gjitha vërejtjeve, sepse nuk është e mundur që në një afat prej 7 ditësh të bëhet një analizë për situatën në vend. Bëhet fjalë për raport subjektiv”, tha Pavle Sazdov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e opozitës theksuan nevojën për reforma të thella në Drejtorinë për Sigurinë dhe Kundërzbulimin. Ata kërkuan që kontrolli parlamentar mbi shërbimet inteligjente në vend të mos mbetej vetëm në letër.

Share This Article
7 Comments
  • ….kete e thot Menduh Thaqi i cili ne bisedat telefonike te zbardhura i betohet Drejtorit te Sherbimit sekret Maqedon , qe i shkon mrapa deri ne vdekje !! Ne kanalizim ka me shum nder !

  • TURP QE KA AKOMA URREJTJE NDERMJET KOMBEVE NE MAQEDONI DHE SHQIPTARVE JU MOHOHHEN TE DREJTAT KOMBETTARE NE KOHEN QE PRETENNDOHET TE FUTEN NE BASHKIMIN EUROPIAN!!..

  • E keqja e shqiptareve ne maqedoni,jane vete shqiptaret,Atje nje ne cdo tre shqiptare,eshte agjent i sherbimit sekret sllav.Ne maqedoni nuk ka nevoje te krijohen gjith ato parti politike nga ana e shqiptareve,por nuk i lejon sherbimi sekret,duke i percare me njemije menyra,sepse ashtu ju intereson qe te kene sa me pak deputete shqiptare ne parlament dhe si rrjedhoje edhe me pak pushtetare shqiptare ne qeveri.Sllavomaqedonasit ,per nje vend pune ne zyrat e shtetit,qe i takon nje shqiptari,paguajne dy rroga,duke i thene shqiptarit,rri ne shtepi,vetem e vetem qe shqiptaret te mos marrin pjese ne qeverisjen e vendit.Shqiptaret e maqedonise po te ishin te gjithe ne nje parti te vetme,do te zinin shume me teper vende ne parlament,po ashtu edhe ne qeveri,po percarja sllave nuk i lejon te bashkohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *